Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit 2023 për klube. Instituti i Statistikave në Sport (IFFHS) ka zgjedhur spanjollin si më të mirën me 281 pikë, duke lënë pas me diferencë të madhe Ancelottin dhe Spalletin.
Pesë trofe fitoi Manchester City i tij këtë vit kalendarik, duke ngritur edhe Champions League për herë të parë në histori. Guardiola e fiton këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pas viteve 2009 dhe 2011 kur drejtonte Barcelonën.
Gjatë vitit kalendarik 2023, Pep Guardiola fitoi gjithçka. Premier League, FA Cup, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube FIFA. Kështu ai ka "çimentuar" vendin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e lojës më të ndjekur në botë.
Ai është i vetmi trajner që ka fituar 4 Kupa të Botës për Klube me 3 klube të ndryshme (FC Barcelona, FC Bayern Munchen dhe Manchester City). Katalanasi vazhdon të shkruajë historinë në librin e futbollit, pasi ka fituar 37 tituj në 14 vjet.
3 taljane e 3 spanjole ne top 10 or teeeejjjjj
PërgjigjuJane 4 Spanjole Or Teeejjjj