Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, kanë nisur proçedimin penal ndaj të burgosurit V.K, 23 vjeç, banues në Shkodër.
I riu, gjatë ditës së djeshme, në ambientet e I.E.V.P Peqin, ku ai është duke kryer dënimin për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dyshohet të ketë goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë, M.S, 50 vjeç, banues në Peqin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com