Po ktheheshin nga dasma, makina del nga rruga, vdes nje dasmore. Aksidenti i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Peqinit, ku ka humbur jetën një 31-vjeçare, ndersa ne automjet ndodheshin dhe 2 femije te mitur. 

Shkaku i aksidentit mendohet humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi në gjendje të dehur.
 
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Xhami”,  ku shtetasi R.M, 40 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volswagen Passat" duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.
 
Bëhet me dije se  si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shtetasja Pranvera Mehmeti, 31 vjeç, motra e drejtuesit të automjetit, banuese në Peqin, ndërkohë që është dërguar në spital në gjendje të rëndë shtetasja N.D, 51 vjeç, banuese në Maqedoni.

Ajo eshte derguar ne spitalin rajon te Elbasanit ku ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
 
Gjithashtu në automjet kanë qenë edhe një shtetase 21-vjeçare, si dhe dy  fëmijë të mitur, 8 dhe 6 vjeç, të cilët janë jashtë rrezukut për jetën.
 
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Peqinit për veprime të mëtejshme.

aksident peqin

Shkaku i aksidentit
Shkaku i aksidentit mendohet humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi në gjendje të dehur.

Familjarë, të afërm dhe fëmijë kanë qenë duke u kthyer nga një dasmë në orët e para të mëngjesit dhe për shkak të përgjumjes dhe alkoolit drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në kanalin vaditës.
Të gjithë pasagjerët janë ndihmuar për të dalë nga uji, por fatkeqësisht 31 vjeçarja Mehmeti nuk ja ka dalë të jetojë.

aksident peqin
 
(D.T/d.b/Shqiptarja.com)