Për herë të parë botohen dorëshkrimet e atdhetarit Nuçi Naçi
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH/-Nuçi Naçi, “Mësues i Popullit”, atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”, pritet të vijë së shpejti me krijimtarinë e tij. Dorëshkrimet e panjohura të patriotit janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjetorja e Parë Shqipe” në Korçë. Pas mbështetjes dhe kontributit […]
Fotografi e Mësonjetores së Parë Shqipe të Korçës, foto e vitit 1899
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH/-Nuçi Naçi, "Mësues i Popullit", atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e "Mësonjtores së Parë Shqipe", pritet të vijë së shpejti me krijimtarinë e tij. Dorëshkrimet e panjohura të patriotit janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit "Mësonjetorja e Parë Shqipe" në Korçë.
Mësuesi i Popullit Nuçi Naci
Pas mbështetjes dhe kontributit të arritur nga dashmirësit e muzeut të cilët i kanë dhuruar fondit të muzeut mjaft dorëshkrime, fotografi,apo dhe objekte të përdorura nga atdhetarët, instititucioni tashmë ka apeluar dashamirësit të mbështesin realizimin e botimit të vëllimeve me dorëshkrimet e patriotit.
Muzeu Kombëtar i Arsimit "Mësenjtorja e Parë" do ti botojë këto dorëshkrime në një vëllim të veçantë për të nxjerrë në dritë për herë të parë krijimtarinë deri më sot të panjohur të atdhetarit të shquar.
Muzeu Kombëtar i Arsimit "Mësenjtorja e Parë" Korçë
Pasi kanë kaluar 128 vite nga çelja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ndërtesa historike është shpallur Muzeu Kombëtar i Arsimit .
Pamje e jashtme e godinës së Muzeut Kombëtar të Arsimit ne Korçë
Ky Muze duket se ka gjetur mbështetjen e banorëve të Korçës të cilët e kanë pasuruar fondin e Muzeut duke i dhuruar relike, objekte, dorëshkrime, fotografi, të rilindasve, klerikëve, atdhetarëve të shquar si Thimi Marko, Koço Grameno, Papa Kristo Negovani etj.
Kështu mjaft vizita, aktivitete, ekspozita me qëllim prezantimin e fakteve të reja të figurave të shquara e kanë kthyer këtë institucion historik në qendër të vëmëndjes të banorëve korçarë dhe jo vetëm.
Nxënës, turistë të cilët vizitojnë qytetin e Korçës, Muzen "Mësenjtorja e Parë Shqipe" e rendisin ate si pikën kryesore të axhendës.
/k.m/f.n/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44