KORCE- Ne vitin jubile, të 150 vjetorit të lindjes së publicistit Faik Konica u çel në Korçë një ekspozitë e veçantë, me dokumente e fotografi origjinale.
Janë 8 letra origjinale të prezantuara për herë të parë nga studiuesi Niko Kotherja qe zbulojnë korrespondencën e Konicës me ish-ministrin e Jashtëm Rauf Fico dhe klerikun patriot Pandeli Çeço. Krahas tyre, ekspozohen 2 fotografi origjinale të Konicës, të realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare ka sjellë në Korçë një pjesë të bibliotekës personale të Konicës. Një tjetër objekt me vlerë historike është vula origjinale ‘Ex Libris’, e përdorur nga Konica për të identifikuar librat e bibliotekës së tij.
Përmes kësaj ekspozite synohet të ndriçohen lidhjet e Konicës me qytetin e Korçës.
Ekspozita i jep mundesine publikut korçar te njohe me shume Konicen, nje personalitet i shquar i historise e letersise shqiptare.








Komente
Komento