Për herë të parë në botë, gjendet një krimb i gjallë në trurin e një gruaje në Australi! Ishte 8 cm i gjatë

AUSTRALI- Neurokirurgu i spitalit Canberra, Hari Priya Bandi, nxori një krimb të rrumbullakët parazitar 8 cm të gjatë nga truri i një pacienti në Australi. Rasti u dokumentua në numrin e shtatorit të revistës Emerging Infectious Diseases .

Pacientja, një grua 64-vjeçare, u shtrua për herë të parë në spitalin lokal në fund të janarit 2021 pasi vuajti për tre nga dhimbjet e barkut, dizenteri, kollë të vazhdueshme të thatë, ethe dhe djersitje gjatë natës. 

Në vitin 2022 simptomat e saj ishin përkeqësuar duke çuar në depresion dhe humbje të kujtesës, aq sa ajo kërkoi shtrimin në spitalin e Kanberrës. Një skanim i ri i trurit zbuloi anomalistë që kërkonin ndërhyrje me operacion.

‘Neurokirurgu nuk ishte duke pritur që të gjente një krimb që përpëlitej’- tha Sanjaya Senanayake, një mjek i sëmundjeve infektive në spitalin e Canberra. 

"Neurokirurgët merren rregullisht me infeksionet e trurit, por ky ishte një zbulim i parë në llojin e tij. Ne kërkuam tekstet shkollore për të gjitha llojet e ndryshme të krimbave të rrumbullakët që mund të shkaktojnë pushtime neurologjike dhe sëmundje." 

Megjithatë, kërkimet ishin të pafrytshme dhe ata kërkuan ndihmë nga ekspertë të jashtëm. Më pas krimbi u dërgua në një laborator. Rezultatet zbuluan se specia ishte Ophidascaris robertsi, një krimb i rrumbullakët që zakonisht gjendet te pitonët.

Pacienti i spitalit të Kanberrës përfaqëson rastin e parë në botë të zbulimit të parazitit te njerëzit. Gruaja banon pranë një zone liqeni ku gjenden shumë pitonë. 

"Pavarësisht kontaktit të drejtpërdrejtë me gjarpërinjtë, pacienti shpesh mblidhte barishte vendase, duke përfshirë zarzavate Ëarrigal, rreth liqenit për t'i gatuar ato," tha Senanayake. 

Mjekët dhe shkencëtarët e përfshirë në rastin e tij spekulojnë se një piton mund ta ketë përhapur parazitin përmes feçeve të tij në bar. Pacienti tani po shërohet dhe po monitorohet.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë