1760946308_SuatShaqiri.jpg

Për herë të parë, komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut është fituar nga një shqiptar.

Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar garën për kryetar të Komunës së Çashkës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Shaqiri ka siguruar 50.71% të votave, duke shmangur nevojën për raund të dytë. Në një konferencë për media, zëdhënësi i AKI, Arbër Ademi, tha: “Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fitore bindëse e VMRO-DPMNE dhe aleates shqiptare në pushtet VLEN! Tjetër goditje për LSDM-në, bie dhe koalicioni i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit