‘Për natyrën, lirinë e turizmin’ në Malësinë e Madhe, skulptori Sadik Spahija rrëfen ‘Zabel’! Vepra e tij, e para e realizuar, nga nisma e qeverisë për artin!

Në Malësinë e Madhe teksa i afrohesh rrethrrotullimit në dalje të Koplikut, pikas menjëherë instalacionin “Zabel” të artistit Sadik Spahija... 5 pemë në afro 10 metra lartësi,  e disa çerdhe zogjsh të vendosura në degët e tyre, tentojnë të komunikojnë natyrën e zonës, e përmes simbolikës, lirinë. Larmishmëria e ngjyrave e ndërveprimi, janë për shkëmbimin kulturor, parë këtë objekt, edhe si turistik.

“Është thirrja e parë për ta lidhur objektin me natyrën, duke qenë se është edhe objekt turistik për zonën. Natyra atje është shumë spektakolare në shumë aspekte, por edhe në aspektin e gjelbërimit. Së dyti, ky “Zabe” është i pajisur në disa momente edhe me çerdhe të zogjve, çka nënkupton lëvizjen e lirë të qenieve të gjalla, por edhe të njeriut. Pra evokon, komunikimin e lirë, ndjenjën e lirisë, dhe nevojën e njerëzve për të shkëmbyer eksperienca dhe kulturat e njëri-tjetrit”, shprehet skulptori Sadik Spahija.

“Zabel”, është një nga 7 veprat e para fituese të nismës “Art në hapësira publike” (për të cilën u akordua buxheti prej 200 milionë lekësh). Ndryshe nga instalacioni i tij  “Zani” i vendosur në Bulevard, siç rrëfen artisti, pozicione të tilla, si rrethrrotullime, mbikalime a nyje, kërkojnë një tjetër qasje.

“Kjo na vuri përpara një sfide, ku lëvizja njerëzore, e cila do ta konsumonte veprën publike, kishte një karakter tjetër, pasi do ta konstatonte në udhëtimin e vet ngjarjen artistike”, shprehet më tej artisti.

E çelur në fund qershori të vitit që lamë pas nga Ministria e Kulturës, thirrja angazhoi në fazën fillestare dhjetëra artistë e 132 projekte.  Ritmet me të cilat eci procesi i konkurrimit e realizimit të punës qenë të përshpejtuara. Puna u organizua në ekipe, ndërsa si kusht u vendos edhe profili i lartë artistik si dhe angazhime të tjera të ngjashme.

“Shpejtësia me të cilën u desh të punonim na vuri përballë disa vështirësive dhe sfidave që nuk ishin ndesh më përpara, ne punuam me ekip në një kohë që jemi mësuar të punojmë individualisht”, thotë ai.

Pavarësisht, kësaj, në procesin e kërkimit, Spahinë e ndihmon edhe njohja e mirë e zonës. Ndonëse reagimet fillestare, janë të larmishme, fituesit janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare (Helidon Xhixha , Frida Pashako, Michele Bonuomo, Gregor Hildebrandt dhe Bernhard Schëenk).

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja