/ATSH/-Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Shërbime Komunitare, organizuar sot aktivitetin "Bëje botën PORTOKALLI - Shpreh dëshirën në Pemën e Festave të fundvitit me një zbukurim Portokalli!", ku mori pjesë edhe Ministri i MSR-së, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj ftoi të gjithë djemtë dhe burrat shqiptarë që të bëhen pjesë e fushatës ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave dhe të jenë pjesë e zgjidhjes. Ai tha se bashkimi i burrave në këtë fushatë është shumë i rëndësishëm për të dhënë mesazhin se burrë nuk të bën ngritja e dorës ndaj grave dhe vajzave.

Qëllimi i aktivitetit ishte të nxitë e përhapë mesazhe pozitive përmes krijimit të Pemës Portokalli të Krishtlindjeve dhe Fundvitit në ambientet e MMSR. Zbukurimi i Pemës u bë nga djemtë dhe burrat e pranishëm në aktivitet, ku secili zbukurim përmbante një urim dhe mesazh të veçantë për një botë pa dhunë ndaj gruas dhe në familje.

Pema do të qëndrojë në oborrin e MMSR gjatë gjithë muajit dhjetor dhe festave të fundvitit, duke kontribuar në atmosferën festive të qytetit me ngjyrën e ndezur, por edhe duke edukuar kalimtarët me mesazhet e saj kundër dhunës. Ky aktitivitet ishte pjesë e Projektit "Të avokojmë së bashku për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës në familje në Shqipëri" dhe mbështetet nga PNUD dhe UN Ëomen dhe Qeveria Suedeze.