Kritika profesionale dhe drama shqipe në realitetin e sotëm teatror edhe pse janë në krizë kanë arritjet dhe mosarritjet e tyre, vlerat, jovlerat dhe minivlerat, të cilat janë në një raport të tillë ku të parat janë minorancë ndërsa këto të fundit mazhorancë, nëse më lejohet të përdor këto terma politikë që në këtë rast marrin semantikë tjetër.
2
Marrëdhënia e kritikës profesionale me dramën shqipe është e nevojshme dhe e domosdoshme për rritjen e mjeshtërisë dhe pasurimin e tipologjisë së dramës me tipe të ndryshme dhe këndvështrime të reja, të larmishme dhe alternative. Sipas meje roli i kritikës profesionale, të specializuar dhe moderne padyshim do të ishte fort i rëndësishëm. Konica do të thoshte: “Litratyra nuk mund të rritet pa kritikën e njerëzve me dije dhe shije”. Duke perifrazuar këtë tekst artikuloj: pa kritikën profesionale, të specializuar, moderne dhe me integritet, dramës shqipe do t’i mungonte opozita e natyrshme, faktor konstruktiv i procesit të zhvillimit cilësor të dramës për të arritur që të konkurojë me profil të spikatur kombëtar me dramën ballkanike, mos je ne dush, o te reseuropiane dhe botërore.
3
Togfjalëshi “kritikë profesionale, e specializuar dhe moderne” shpreh thelbin e kritikës si institucion, i cili mbështetet në tre shtylla: kompetencën, konstruktivitetin dhe integritetin që i japin rolin e litar si përcakuese e vlerave, minivlerave dhe jovlerave të dramës shqipe. Edhe përshtypjet empirike, medimet dhe opinionet e gjithkujt, qëndrimet e ndryshme alternative etj. kanë vlerën e tyre, kur shfaqen të pastra pa marrë pozën e kritikës profesionale.
Në një shoqëri të hapur hapësirat e lirisë janë të pafundme, gjithkush shfaq pa asnjë llojë pengese mendimet, qëndrimet dhe vlerësimet e tij. Kjo është gjë e mirë. Ndërsa do të quaja gjë të keqe gjykimin kritik sipas miqësisë, shokërisë, klanit të vjetër a të ri, e do marifete të tjera si: shkruaj ti për mua të shkruaj unë për ty; lufto për mua në juri të marr çmim, herë tjetër luftoj unë për ty e të tjera, e të tjera. Ky realitet i ulët, pa moral është qasje pseudokritike, e pranishme në të gjitha rrafshet dramë-teatër, letërsi-art, çka i ka bërë lesharapi vlerat, jovlerat dhe minivlerat duke proklamuar në media dhe përurime: vlerat minimale si mesatare dhe vlerat mesatare si vlera të larta.
4
Mjegullnajë ka prodhuar edhe kritika entuziaste e cila alibiuon dhe mistifikon vlerat. Siç kam theksuar më shumë se një herë në ese të ndryshme, kritika entuziaste është negative, regresive dhe e pa sinqetë edhe me shokun, mikun dhe sidomos me publikun. Nuk po ndalem te morali që është nul, por nënvizoj dëmin që i shkakton vetëvetes në radhë të parë, dramaturgut e komediografit, krijuesve në tërësi, duke u thënë atë që ata nuk janë si krijues, çka e konsideroj kritikë mashtruese dhe ordinere.
5
Së toku me kritikën entuziaste edhe kritika nihiliste, konformiste dhe ekuilibriste, janë modele të shëmtuara kritike që duhen refuzuar. Ato janë faktorë substancialë të krizës së kritikës dhe dramës shqipe, promovuese e vlerave minimale dhe të jovlerave. Për të qenë më konkret po ju jap dy shembuj. I pari: një kritik entuziast në një juri kombëtare të dramës për arsye jashtëkritike, jashtëartistike dhe jashtëestetike, ngul këmbë si kryetar dhe i jep çmimin e parë një mikut të tij për një dramë mediokre të dështuar, e cila nuk e pa kurrë dritën e skenës. Rasti i dytë: një kritik tjetër i ftuar në media bën portretin e dy dramaturgëve, flet njësoj me supërlativa për të dy kur njeri ishte mediokër (miku i tij) ndërsa tjetri ishte dramaturg ndër më të mirët e traditës. Mjaftojnë edhe vetëm këto dy shembuj për të kuptuar rolin negativ të këtyre qëndrimeve kritike. Kjo e bën të domosdoshme mbështëtjen e ktitikës profesioane dhe me integritet, dhe jo mënjanimin e saj siç ndodh realisht.
6
Vlerësoj në tërësi programin e drejtorit të TK Ervin Çuli, paçka se kam edhe kritika,por nuk mund t’i jap notë kaluese qasjes së gabuar në formësimin e bordit me gazetarë e gazetare, profesorë jo të rrafshit të dramës e teatrit dhe me nëpunës administrate, ndërsa kritiku apo specialist i mirëfillt i dramës dhe teatrit lihen prapa liste. Në vështrimin tim është e papranueshme që bordi të mos ketë nëndrejtor artistic, minimalisht një kritik, dramaturg, regjisor, aktor, skenograf dhe historian dramaturgjie e spektakli e pastaj edhe të tjerë si teatralog, kulturolog etj, nëse duam vërtetë që profesionalizmi të jetë kryefjalë si në përzgjedhjen e repetorit ashtu edhe në politikat strategjike të zhvillimit, reformimit dhe modernitetit të dramës dhe teatrit.
7
Duke vazhduar më tej, mendoj se g j a l l ë r i m i, h o v ë z i m i dhe f u n k s i o n i m i i kritikës profesionale, të specializuar, moderne dhe me integritet, është e m e r g j e n t. Kjo llojë kritike është e guximshme pikërisht se është kompetente; ështe e moralshme se ka integritet. Gjykon dhe kritikon pa dorashka, pa miqësira, pa përshtatje e përulje ndaj askujt. Është vizionare dhe moderne: pranon çdo ide, vështrim alternativ dhe eksperimental të dramaturgut në krijimin dhe formësimin e veprës. Duke respektuar mëvehtësinë krijuese të dramaturgut analizon me kritere artistike, estetike dhe mesazhore, si e ka realizuar veprën e tij: shestimin tërësor, mishërimin artsitik të ideve, formën strukturore, stili, gjuhën, monologun dhe dialogun, thënë shkurt: mjetet artistike që ka aplikuar, a kanë arritur ta shprehin atë që do të përformojë autori dhe në ç’nivel artistik dhe estetik ka arritur.
Si kritikë k o n k r e t e i referohet t e k s t i t në shresat e nënshtresat polisemike duke sfiduar faktorët jashtëletrarë, jashtëartis tikë, jashtëkritikë. Është sfiduese e kritikës që f l e t në p ë r g j I t h ë s i me fjalë të përgjithshme për të mbuluar I n k o m p e t e n c ë n në gjykimin e veprës dramatike. I vë në pozitë sfiduese të gjithë ata me grada dhe pa grada që hiqen si kritikë, megjithëse nuk janë as specialitë të dramës, as të regjisurës, as të aktrimit as të spektaklit. Fatkeqsisht kjo llojë kritike nuk është vlerësuar as mbështetur nga drejtuesit e teatrit, regjisorët, media dhe vetë shteti, të cilët p r e f e r o j n ë kritikën entuziasiate profesionale që u s h ë r b e n, madje edhe kur është amatore e vulgare, si kjo që do t’u rrëfej më poshtë.
Një pof.dok.estet i socrealizmit i pa divorcuar me të, që merr pozën e kritikut, shkruan se kur ishte student në Moskë, kishte parë shfaqjen e “Hamletit” të Shekspirit dhe kishte marrë këtë mesazh: “Mora mesazhin e entusiazmit dhe shpresës për të rrëzuar totalitarizmin në BS pas vdekjes së Stalinit”. Ndërsa për shfaqjen e “Hamletit” në Tiranë, pasi flet me superlativa kur ajo ishte e nivelit gjer mesatar, kujton me nostalgji dhe shprehet me vulgaritet kur thotë: “Publiku ynë, përveç mesazhit të më sipërm, ka marrë edhe mesazhin e dëshpërimit nga një masë e madhe studentësh e specialistësh që regjimi i ktheu nga këto vende në kushtet kur regjimi ( i Tiranës M.P.) kujdesej ta përforconte egërsinë e tij staliniste”. Pas këtij gjykimi që përdhos kritikën si institucion më vjen në mendje artikulimi brilant i K o n i c ë s: “Në letra si në jetë mund të thuhet se janë dy mënyra gjykimesh. Gjykimi i shkurtër, i prerë, i goditur me dëftime dhe arsyetime e i sjellë si rrjedhë e pritur, jo i hedhur si një urdhër mizori… (vazhdon më tej M.P.) Kur del një njeri e më thoë se aksh libër (edhe dramë a komedi M.P.) është fort i bukur, mund të ketë të drejtë, po unë nuk jam i shtrënguar t’i zë besë fjalës së tija . Edhe një aush a dragat mund të pres me hanxharë gjykime të tilla”.
6
Duke u rikthyer përsëri te marrëdhënia e kritikës me dramën shqipe, theksoj se: k r i z ë n e c i l ë s i s ë së vlerës, bart edhe drama, me të njejtën peshë specifike. Kjo e bën edhe më shumë të domosdoshme rolin e kritikës profesionale dhe të specializuar. Pa mohuar vlerat e dramaturgjisë pozitive të traditës, vlerësoj prirjen për modernitetin e dramës gjatë këtyre dy dakadave të fundit, por kjo është e pamjaftueshme. Në tërësi drama shqipe sot është në krizë vizioni, strukturimi, reformimi dhe identiteti. Ka paqartësi nga dramaturgët në trajtimin e dramës historike ku dokumentarizmi dhe realizmi i vjetëruar bëjnë krushqi me aplikimi mekanik të modernizmit. Të parët, nuk arrijnë dot të hyjnë si profesionistë në hullinë e re të lëvrimit të dramës e të synojnë një realizëm në zhvillim, pasuruar edhe me elemente të realizmit magjik, surealizmit dhe absusdit brenda konceptit realizëm; ndërsa të d y t ë t, të turbullt në aplikimin e formave moderne e postmoderne, shkëputur nga gjithçka pozitive e dramës shqipe, kanë rënë në kurthin e imitimit të dramës së huaj postmoderne duke u tjetërsuar në hije të saj, madje hije groteske e komike ku profesinalizmi shpesh merr arratinë. Kjo më shumë vihet re në regjisurë.
7
E frenon dhe dëmton zhvillimin cilësor të dramës shqipe edhe raporti i repertorit 5 me 1 në favor të dramës së huaj. Në fillimet demokratike ky raport ishte i domosdoshëm për arsye se drama e socrealizmit nuk mund të rivihej më, kur sapo ishte përmbysur diktatura dhe ideologjia që e kishte lindur atë tip drame, e bashkë me të, ajo i përket arkivës. Rivlerësimi i saj sot dhe rivënia në skenë me një vështrim regjisorial alternativ, eksperimental, goresk e komik duke stigmatizuar faktorët jashtëletrarë do të ishte qasja e duhur; ashtu si dhe rivlerësimi i tërë dramaturgjisë së traditës. Mirëpo regjisorët tanë zgjodhën rrugën më të lehtë, iu sulën dramave të fuqishme e kryeveprave të dramaturgjisë botërore, madje dhe veprave mediokre e komerciale) duke i marr shabllon mënyrat e shestimeve dhe trajtimeve si të regjisorëve të mëdhenj dhe atyre minorë, ndërsa dramën shqipe e shihnin dhe e shohin me syrin e njerkës.
8
Sipas meje kjo është qasje e gabuar. Sot kërkohet një vizion dhe qëndrim i ri për ta ndryshuar raportin e vënies në skenë dramë e huaj - dramë shqipe. Kjo mund dhe duhet të realizohet gradualisht nga TK i cili është përgjegjësi kryesor i zbatimit të filozofisë së kombëtares në teatër. Ai ekziston dhe funksionon si i tillë nga taksapaguesit shqiptarë. Ndërsa përgjegjësia e teatrit privat është morale, por kjo nuk do të thotë arratisje nga filozofia e kombëtares, përkundrazi ndjeshmëria dhe prakticitetit duhet të jenë të lartë. Publiku dëshiron dhe kërkon të shoh më pare dramën shqipe në skenë me gjithë problematikën e kohës ku temat janë eskiliane, shekspiriane, beketiane, të jashtëzakonshme, të mëdha dhe të larmishme.
Realizimi i dramën kombëtare është detyrë dhe mission i TK, i cili gradualisht raportin pengues pa dashje, ta zvogëlojë, me prirjen që në fund të një dekade të arrijë në një përparësi të lehtë të vënies në skenë të dramës shqipe, po edhe barazimin e konsideroj të pranueshëm..
9
Integrimi në teatrin ballkanik, europian dhe botëror me dramën tonë, regjisurën, aktrimin dhe skenografinë tonë është rruga e vetme e prodhimi dramaturgjik me vlera të epërme Made in Albania. Mesazhi: Pa dramë kombëtare nuk ka teatët kombëtar. Kjo është ÇESHTJA.
10
Si konkluzë: Kritika profesionale, e specializuar, moderne dhe me integritet është faktor i domosdoshëm për zhvillimin cilësor të vetë kritikës, të dramës dhe teatrit në tërësi, sidomos të dramës e regjisurës alternative dhe eksperimentale. Këtë mund ta realizojnë talentet e fuqishme kritike, dramatrurgjike dhe regjisoriale, ku roli i kritikëve të rinjë të talentuar është determinant. Shteti duhet të investojë për kualifikimin e tyre në universitetet më presticioze të artit në Ballkan, Europë dhe Amerikë.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com