‘Për njërën nga ne’/ Fushatë ndërgjegjësimi shëndetësor në ndihmë të grave, ja ndihmat që ofron… (VIDEO)

TIRANË- Një nismë që ka në fokus shëndetin e gruas, u trajtua sot në emisonin “ Rreze Dielli” me dy aktivistet e kësaj nisme Lorenca Bejko dhe Edona Osmanaj.  Një nismë që vjen si këmbanë alarmi për të gjitha gratë dhe vajzat për rëndësinë që duhet t’I kushtojnë shëndetit të tyre. Ato u shprehën se më afrimin e festës së 8-Marsit menduan që të vijnë me këtë nismë të veçantë:

“Që do të thotë për një grua, për një nënë, për një motër, për secilën prej nesh që ndajmë gjininë femërore.Do të thoja që nuk është se është bërë diferenca midis gjnisë, doemthënë në sensing e kushteve të barabarta për jetën, duke qenë se është muaji Marsi edhe në botë bëhen protesta dhe marshime për të drejta ta barabarta. Në Shqipëri kemi atë kuadrin që nuk I jepet vëmendje dhe trajtimi I duhur, pra duhet edhe një lloj emancipimi apo edukimi të brezave për të kuptuar që kjo ditë nuk është ditë feste sepse ne thjesht mblidhemi me shoqërinë apo kolektivin e punës dhe e festojmë “ u shpreh aktivistja Lornca Bejko.

Kjo është një fushatë e cila do të shtrihet në të gjithë muajin mars, ku shumë zonja do të kenë mundesinë që të marrin kontrolle të ndryshme shëndetësore falas:

“Kemi vendosurqë të paktën për 7-8 Marsin por do te vazhdojë si fushatë gjatë gjithë muajit të shpërndahen këto lloj kuponash të cilat I japin mundësi një zonje që vjen nga një shtresë vulnerabël e shoqërisë, për ti krijuar asaj idenë që nuk je vetëm’ shpjeguan aktivstet e kësaj nisme.

Por si mund të marrin vajzat dhe gratë kuponin e përfituar nga kjo nismë?

”Ne kemi krijuar faqen në Instagram ‘ Për njërën nga ne’  në të cilën në mënyrë periodike  shpërndante njoftime që secili mund të shprehte  shqetësimin e vet apo dëshirën për t’na u bashkuar neve si nismë. Kështu që ndodhi me anë të rrjeteve sociale” thanë ato.

Të gjitha zonjat mund të kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale nën emrin ‘ Për njërën nga ne’ , kjo nismë do të zgjas deri në fund të marsit, ku nëpërmjet bashkëpunimit me klinika të ndryshme shëndetësore, vajzat e kësaj nisme do t’I ofrojnë zonjave kontrolloet e duhura shëndetësore. Klinikat ku mund të merren ndihmat shëndetësore përfshijnë vetëm këto qytete: Tiranë, Vlorë, Sarandë , Gjirokastër dhe Vlorë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen