Për suksesin e biznesit tuaj, mendon Posta Shqiptare

Për suksesin e biznesit tuaj, mendon Posta Shqiptare

Ngritja në këmbë e një biznesi, është një sipërmarrje e nxitur nga dëshira dhe pasioni për t’u rritur si individ, por mbi të gjitha për të patur të ardhura të qëndrueshme. Sigurisht, nuk është e lehtë diçka e tillë, pavarësisht karakterit këmbëngulës apo vullnetit të mirë. Kjo iniciativë, nuk shoqërohet me manual këshillash që premtojnë sukses. Por, nëse je i vetëdijshëm se ka gjithmonë hapësira ku i kushtohet vëmendje e veçantë lehtësimit të procedurave, dhe se e rëndësishme është të përfitosh prej tyre, padyshim që je në rrugën e duhur.

Posta Shqiptare ndodhet krah gjithkujt që ka një biznes të tijin, pak rëndësi ka në është i vjetër, i ri, i vogël, apo i madh. Ndër vite, Posta ka shërbyer si një ndërmjetëse vitale, midis biznesit, qytetarëve dhe institucioneve. Jo më kot është shoqëria më e madhe tregtare në vend, që operon në tregun financiar. Duke ofruar korrektësi, cilësi të lartë dhe tarifa konkuruese, janë me qindra ato biznese që ndodhen tashmë në një tjetër stad, me nevoja të përmbushura dhe pritshmëri të tejkaluara. Mbi të gjitha, me kohë në dispozicion të tyre, për t’u fokusuar në të vërtetë te ajo çfarë ka më shumë prioritet: në administrimin e shpejtë dhe të duhur të të ardhurave.

Në 533 zyra postare në të gjithë vendin, me angazhimin e pakrahasueshëm të 2500 punonjësve, sikurse me praninë e saj online nëpërmjet aplikacionit të dedikuar, Posta e vërteton dita ditës se e meriton besimin e taksapaguesve shqiptarë. 

Ajo ka rrëzuar çdo frikë ndaj rradhëve të pambarimta, apo detyrimeve të ngjeshura financiare. Falë çdo tipari që e karakterizon, Posta Shqiptare i vjen në ndihmë bizneseve në pagesën e të gjitha detyrimeve tatimore, të domosdoshme për mbarëvajtjen e jetëgjatësinë e tyre, siç është:

TVSH;

Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore;

Tatim mbi Fitimin;

Taksat Vendore;

Faturat OSHEE dhe UKT;

Detyrime të tjera.

Megjithatë, Posta Shqiptare ofron shumë më tepër se kaq. Bizneset që kërkojnë të rrisin ndërgjegjësimin ndaj gjithçkaje që ofrojnë, iu mundësohet reklamimi në çdo filial dhe degë të sajën, si askund tjetër; me vizibilitet të lartë dhe të dëshiruar, bizneset e tipologjive të ndryshme mund t’i qasen konsumatorëve të ndryshëm, të shumtë në numër, pikërisht nga fakti se zyrat postare janë adresa drejt së cilave gjithkush niset për një zgjidhje.

Të ofrosh shërbime universale me tarifa të orientuara drejt kostos, është përgjegjësi e madhe. Por, Posta Shqiptare është krah zhvillimit, ambicies pozitive dhe së mirës së përbashkët. Posta Shqiptare është e Sigurtë, e Shpejtë, Kudo!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat