Këlliçi si Ilir Meta, për të shpëtuar nga SPAK distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur edhe se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses së tij Ana Shkreli.

Mirëpo, për t'i shpëtuar hetimeve të SPAK, Këlliçi njësoj siç veproi më parë dhe Ilir Meta me Monika Kryemadhin,  u distancua nga gruaja e tij duke thënë se nuk jetojnë së bashku. Këlliçi pretendoi se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për ta.

'Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të', tha Belind Këlliçi.


Lajmi kryesor:

SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të


SI.E./a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit