Vizita e djalit të Trump në Serbi, sipas deputetit të PDK-së në Kosovë, Hysen Berisha, jo domosdoshmërisht përfaqëson një mesazh që lidhet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Berisha ka folur për Report Tv mbi ngjarjen e ditëve të fundit, ku në Serbi shkoi Donald Trump Jr., i cili zhvilloi një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmi u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor, duke u parë si një vizitë që mund të përcillte mesazhe që lidhen me ‘Shtëpinë e Bardhë’. Sipas Berishës, kjo vizitë nuk duhet domosdoshmërisht të interpretohet në këtë mënyrë.
H.K/I.M/Shqiptarja.comBerisha: “Sinjalet nga vizita e djalit të Trump nuk do t’i konsideroja të rëndësishme. Ne jemi një popull emocional dhe këto raporte krijojnë efekt. Në SHBA, djali i presidentit nuk është president. Vizita mund të jetë e karakterit miqësor, ose ndoshta edhe për arsye biznesi. Ka raste kur vizita të tilla sjellin miliona dollarë. Por kjo nuk do të thotë se ka ndikim politik. Nuk e shoh si relevante dhe as si një raport ndërshtetëror.”
![]()
Hitaj: A nuk mendoni se Vuçiç, për të larguar vëmendjen nga protestat, po përpiqet të krijojë një tension me Kosovën?
Berisha:"Ai është përpjekur të provokojë situata në kufi. Kosova e di qartë se si të veprojë me gjuhën e ligjit dhe është e përgatitur për çdo situatë.”
Komente

