Përballet e trafikuara me ish-tutorin, plas sherri në studio: Bëre vilat me gjakun tim, më flake me djalin! Degjeneron përballja në ’Pa Gjurmë’ e ish-nuses edhe me vjehrrin

44-vjecarja i kërkoi babait të djalin 15-vjeçar atësinë, pasi ai e mohoi që ditën kur i biri erdhi në jetë. Pas shumë debatesh live, në puntatën e kësaj të shtune, Skënder Mjekërzaku, pranoi kërkesën e ish-bashkëjetueses duke premtuar se do të kujdeset për Antonion, djali i cili ndodhet në një karrige me rrota. Ai mohoi akuzat e lëshuara nga 44-vjecarja se e ka detyruar të punonte si punonjëse seksi për një muaj në Lion.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Si mund ta kem dërguar atë në Francë. Me zonjën vetëm kam bashkëjetuar dhe e kam dashur pa interesa. Ajo kishte inat familjen time, pasi nuk e kanë dashur kurrë. Ishim nga dy botë të ndryshme. Sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për drogë. Ajo ka jetën e saj. Nëse zonja deklaron publikisht që fëmija është i imi, unë do bëj dicka për të. Do t’ia jap atësinë deri në moshën 18-vjecare. Por duhet ta marr fëmijën këtu. Ma ka mohuar fëmijën për 15 vite.

Blerta Lushnjari: Beu (Skënderi) nuk është e vërtetë. Unë kam ardhur këtu për të drejtën e djalit dhe timen. Prej babait të djalit kam dashur vetëm një prokure, pasi më duhej për të kaluar djalin jashtë vendit, për ti mundësuar një fizioterapi më të mirë. Kam menduar më të mirën për të.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Unë nuk dua të të dëgjoj. Mos guxo të njollosësh emrin e familjes time.

Blerta Lushnjari:  Më ke lënë mes katër rrugëve me një fëmijë të sëmurë. Emrin ia vendosi motra jote.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: E ke bërë ti sakat zonjë.  Këto që thua janë mashtrime. Kam qenë fëmijë për vetë. 

Blerta Lushnjari:  Nuk janë mashtrime, nuk janë mashtrime!! Kur erdha nga Franca më more me të mira dhe doje fëmijë me mua. Mos moho faktet. Të gjitha janë të vërteta. Edhe ajo që ke në krah sot, e di shumë mirë që ke një djalë me mua.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Kam 16 vite që jetoj si zotëri me gruan time. Ti më tradhëtove. Si mund të mbaja ty ?

Blerta Lushnjari: Ti më tradhëtove mua. Kemi jetuar në Delvinë kur u largove. Mua mi lidhe këmbët me fëmijën. 

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Nxirreni me fytyrë zonjën ta shikojë gjithë Elbasani. Është një femër e poshtër, ajo mashtron. Rraca ime nuk krahasaohet me rracën e saj. Unë nuk kam bërë kurorë me zonjën. Nëse do të ishte femër e ndershme do ishte me mua sot. Ajo ka njollosur emrin e familjes time. E gjithë Delvina më njeh kush jam. Kam punuar shumë për të pasur një jetë familjare.

Blerta Lushnjari:  Punove që t’i mbyllje gojën të tjerëve.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Në javën e parë të gushtit më erdhi vëllai me nusen nga Greqia. U ktheva në Shqipëri se më vdiq gjyshja. Jetova me Blertën 7 muaj në Delvinë. Kur u ktheva në Greqi, i premtova Blertës se do punoj dhe do jetojmë sërisht bashkë.

Blerta Lushnjari:  Nuk është e vërtetë. Me 30 qershor të 2005 ka lindur djali. Ndërsa me 14 gusht deri me 20 gusht ke qenë në policinë e Elbasanit. Të arrestuan.

Në rrëfimin e dhënë disa ditë më pare, 44-vjeçarja tregoi sesi në vitin 1996, e detyruar doli në rrugë, ndërsa zbuloi se si i shpëtoi nga duart tutorit. Pas përballjes me ish-bashkejetuesin të tjera tone u ngritën në studio, në një tjetër përballje asaj mes gruas dhe ish-vjehrrit të saj, Ferdinand Mjekërzaku. Ky i fundit thotë se ishte ish-bashkëjetuesja e djalit të tij kishte pranuar me vullnetin e saj të trafikohej.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Unë kam ardhur për marrëveshje. Kam kërkuar prokurë për djalin, por vjehrra më tha po e dërgojmë te shtëpia e fëmijës. Por nuk kam pranuar. Cila është ajo nënë që mund të braktisë fëmijën e saj?

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Unë nuk e kam nuse me kurorë atë. Apsolutisht jo! Unë nuk e kam dashur për nuse.

Blerta Lushnjari, ish-nusja:  Ti nuk më ke dashur për nuse, por ke dashur të më dërgosh për prostitutë. Dhe keni dashur të ma çoni djalin te shtëpia e fëmijës.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Edhe pse jam i sëmurë, do ta përballoj këtë betejë. Do të them vetëm të vërtetën. Kjo zonjë vjen nga një familje e varfër, por e mirë. Vëllai i saj e ka bërë lanet. Unë nuk e doja në shtëpi këtë femër. Djali nuk duhet ta kishte pranuar kurrë pa miratimin tonë. Pse? Ishte grua e martuar. Ka bërë burg për drogë. Kjo i premtoi djalit tim, se do ta bënte të pasur. Do t’i bënte vila. Ai ishte djalë i ri dhe i bukur. Ishte vetëm 16 vjeç.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: I verfifikon me fakte këto akuza? Apo këto janë vilat që keni bërë ju?

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: U njoh në Elbasn me djalin tim. Ishin të rinj, të pashëm dhe dilnin shpesh bashkë. Por kjo donte të gjente dikë tjetër që ta trafikonte jashtë dhe të bënte lekë.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Thuaj të vërtetën. Unë rrija në Elbasan te motra ime. Mos mashtro! Unë e di shumë mirë, se këto janë llafet e atij legenit, djalit tënd. Ju më katandisët në këtë formë. Kam ardhur disa herë për të kërkuar prokurën e fëmijës.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: A të kërkova për nuse?

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Në shtëpi më mbanit mua, sepse kishit nevojë, si ti dhe djemtë e tu. Jam një nënë e vuajtur dhe kam mbetur rrugëve, jetoj me qira vetëm për fajin e këtyre. Më kanë lënë me një djalë të sëmurë. Këta janë fajtorët. Ky bënte sherr me djalin e tij.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Nuk kam qenë kurrë dakord për lidhjen e tyre, madje djalin e përzura nga shtëpia.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Bravo të qoftë. Sepse ai ishte me mua. Nuk të kam gënjyer. Pse më kërkuat për të bërë fëmijë? Pse kërkuat më pas për ta dështuar? Pse e futet nusen tjetër në shtëpi? Pse e pranuat këtë gjë? Pse më paragjyko? Të tillë më bëri djali jot.  E di shumë mirë, sepse e arrestoi policia e Elbasanit pas denoncimit tim.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Të flasë për prostitucionin e parë, kur përfundoi në burg në Greqi.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Mua më ka trafikuar Ferdinand Mjekërzaku. Ai ka pasur një të dashur që quhej Xheni.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Djali im punon në ndërmarrjen më të famshme në Francë. Është punëtori më i dalluar. Kur ka shkuar Blerta atje, djali im i ka thënë: pse erdhe?

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Keli më priti mua. Më shtiti. Bëtë dasëm në shtëpi kur më dërguat në Francë. Pse e mohon?

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri:  Dakord. Ti premtove vila.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Jam arratisur vetë nga djemtë  e tu. Ti bashkëpunoje me djemtë. Të interesonin vetëm lekët.

Situata tensionohet edhe më shumë në ofeza personale. Ish-vjehrri përshtyn nusen duke e ofenduiar rëndë.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Të të vijë turp!

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Turp t’iu vijë juve që merreni me prostitucione.

Odeta Dume: Z.Ferdinand, ju keni një nip që quhet Antonio. Ai është gjaku juaj. Jeni në dijeni?

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Nuk e di! E ka mohuar vetë zonja. Ne nuk e mbanim në shtëpi. Kjo e pa që nuk kishte vend aty dhe u largua.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: E keni mohuar ju. Kam ardhur në shtëpinë tuaj bashkë me burrin tim. Kam kërkuar vetëm një prokurë nga i ati që të kaloja djalin jashtë vendit. E vërtetoj me dokumente, pasi kam tentuar ta kaloj djalin me lekë dhe pa lekë. Ti fole me Beun(Skenderi). Ai të tha: “nuk e dua djalin në shtëpi. Ai nuk është fëmija im”. Nëse nuk e besoni, bëni analizat.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri:  E kishim të vështirë për ta besuar, pasi qarkullonin fjalë të këqija për Blertën. Shokët i thonin djalit, si mund të qëndrosh me një femër që ka 15 vite prostitutë?

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Mos e moho të vërtetën Fredi, të lutem. Unë nuk e kam mohuar kurrë djalin tim. E gjithë kjo për një prokurë po bëhet. Për këtë kam ardhur sot. Dua të dalë e vërteta në shesh dhe e drejta e djalit.

Blerta Lushnjari, ish-nusja: Zoti ta shpërbleftë vetëm për djalin. E falendëroj zotërinë. Kjo punë duhet të ishte bërë para dy vitesh kur kërkova prokurën. Ti japë dhe një ndihmë ushqimore dhe nuk do t’i bie në qafë më.

Ferdinand Mjekërzaku, ish-vjehrri: Mos na bjer në qafë më!

44-vjecarja pati një martesë të mëparshme, së cilës i dha fund pasi ra pre e dhunës. E gjendur në udhëkryq ajo mori vendimin të braktiste djalin 1 vjeç duke u larguar. Pasi u strehua për disa kohë tek të afërmit, ajo u njoh me Skënder Mjekërzakun, me të cilin bashkëjetoi 2 vite. Pas dy marrëdhënieve të dështuara, që i shkaktuan plagë të thella, Blerta provoi fatin për herë të tretë. Ajo ka 13 vite që jeton me një tjetër person, ndërsa ka sjellë në jetë edhe një vajzë.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën