Luftar Reçi: Jam kërcënuar me jetë që të tërhiqja dëshminë! Përballja e tij me grupin e Emiljano Shullazit shtyhet në 3 prill

Në masa të forta sigurie bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka mundur të japë dëshminë në GJKKO, pas disa seancash te dështuara, në procesin ku janë të pandehur Emiljano Shullazi, Viktor Imeri, Lulzim Berisha dhe anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu në 2005. Dëshmia e tij u dha pas vendimit të GJKKO për shoqërimin e detyrueshëm të Reçit megjithëse ai pretendoi se ndihej i rrezikuar në gjykatë.  

Për 4 orë bashkëpunëtori i drejtësisë iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe Gjykatës, duke mos u tërhequr nga dëshmia e dhënë me herët kur ka përfshirë të pandehurit në dy vrasjet e ndodhura rreth 20 vite më parë. Para gjykatës Reçi ka dëshmuar se është kërcënuar me jetë që të tërhiqte dëshminë. Sipas tij, i pandehuri Viktor Imeri e ka kërcënuar duke i dërguar persona të ndryshëm gjatë kohës që ai ka qenë në burgun e Drenovës në formë presioni, për të ndryshuar deklarimet e bëra prej tij përpara organit të akuzës. Po ashtu ai pranoi se edhe të burgosur të tjerë i kanë thënë se do t’i vrasin familjarët në rast se nuk tërhiqet nga deklarimet e bëra. Në seancën e radhës në 3 prill do të jenë avokatët dhe të pandehurit që do ti bëjnë pyetje bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 20/03/2023 18:30

    kush ka bere krime,,,te denohet me burgim te perjetshem....ne populli i thjeshte duam te jetojme te qete,,e jo te shkojme per dhjame qenu,,si ajo kamarierja ne don bosko....

    Përgjigju
  • Lori: 20/03/2023 14:19

    Kane 20 vjet e kusur qe paguajne njeri tjetrin Per te bere intriga per te gropos kundershtarin Duke i ofruar lek familjes e prona, Sepse kto dihet qe sdalin me nga burgu, Te pakten i ofrojne lek ti gezoje familja! Kto jane skema cosa nostra te vjetra Seshte ndonje gje e re..

    Përgjigju
  • Loran shehu: 20/03/2023 13:23

    Edhe bufi e di qe ky turi derri Reci esht i pagujt mir bile qe te tregoj prralla me kucedra

    Përgjigju
    • O shoku: 20/03/2023 14:12

      Don me e denu amerika sezben ket . Ka mbaru per ket jet mili si ben me derman njeri

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike