Përballja e titullit, sonte Liverpool e Manchester City ‘ndezin’ Anglinë, i ndan 1 pikë në renditje

Sot në Liverpool do luhet ndeshje më e madhe e sezonit të Premier League, pasi ‘the reds’ do kenë përballjë Cityn kampion në fuqi që mban vendin e dytë, por që ka vetëm 1 pikë më pak. Pa frikë kjo mund të konsiderohet edhe si superbeteja e titullit kampion, që është objektivi i madh i të dy klubeve. Aq më shumë i Liverpool për shkak se Jurgen Kloop dëshiron ta mbyllë me trofe sezonin e fundit të tij, duke qenë se ka deklaruar se në qershor do largohet pas 9 vitesh si trajner.

City vjen si favorit për shkak të forcës së madhe që ka në organike, por edhe sepse në 6 vitet e fundit e ka fituar 5 herë titullin në Premier League. Vetëm në sezonin 2019-2020 ka arritur ta marrë Liverpooli, por fakt është se nga viti 2003 Manchester City ka arritur vetëm një herë të fitojë në fushën e Liverpool. Ajo herë ka ndodhur në 2021 kur në Anfield u luajt pa tifozë për shkak të pandemisë, duke vënë nxjerrë në pah ndikimin që kanë mbështetesësit në këtë klub.

Para sfidës, që nis në orën 16:45, trajneri i Liverpool Kloop ka deklaruar se ‘Guardiola është trajneri më i mirë në botë’ dhe se këtë e ka treguar nga sezoni në sezon me trofetë e fituar.

Megjithatë kjo përballje është nxehur shumë nga lojtari i Liverpool Trent Alexander-Arnold, i cili gjatë kësaj jave u shpreh se sukseset e ‘the reds’, ndonëse më të paktë në numër, kanë vlerë më të madhe për shkak të forcës ekonomike të Manchester Cityt. Një deklaratë që nuk i ka pëlqyer aspak Guardiolës, i cili u përgjigj me sarkazëm duke thënë se ‘mbrojtësi duhet të mendojë të lërë pas dëmtimin dhe jo të merret me këto gjëra’. Përveç Arnold Liverpoolit në ndeshjen që mund të vulosë kampionatin do ti mungojnë edhe Diego Jota, Matip, Alisson Becker, Curtis Jones dhe Ryan Gravenberch.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë