Përballja hipokrite e opozitës me dosjen 'Xhafaj'

Përballja hipokrite e opozitës me dosjen 'Xhafaj'

Albert Veliu i njohur edhe si 'Babalja'

Afrimi i përfundimit të hetimeve mbi dosjen “Babale”, duket se ka krijuar një konfuzion në kampin opozitar lidhur me qëndrimin ndaj ministrit Fatmir Xhafaj. PD dhe LSI janë kompromentuar zyrtarisht në këtë betejë, pasi përveçse kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështje, kanë mbajtur dhe qëndrime kompromentuese gjatë skandalit të “Dëshmitarit X”, dhe tani po përpiqen të dalin nga kjo spirale, duke ua besuar opozitën dhjetë të rinjëve të dy forumeve, që piqen nga një orë në diell para zyrave të Ministrisë së Brendshme.

Partia Demokratike, e cila u përfshi në historinë e “Dëshmitarit X”, tani po përpiqet të distancohet nga dosja për shkak të përfundimeve, të cilat duket se jo vetëm janë kundër saj, por banalizojnë gjithë historinë e një force politike, duke bërë joserioze gjithë aksionin e saj politik.

Aleati kryesor i opozitës, LSI, po përpiqet të distancohet pak më shumë. Zonja Kryemadhi në një intervistë një ditë më parë, shkëputi përgjegjësinë e një politikani nga biografia e vëllait, duke ju referuar rastit Xhafaj, por theksoi se kaseta e “Babales” që ka shkuar në Itali për ekspertizë, është manipuluar nga Prokuroria dhe zëri që është aty, nuk është i Agron Xhafajt. Thjesht e di përfundimin e ekspertizës dhe bën gati kontestimin.

Pra në një farë mënyre, opozita tashmë është e qartë se provat shkencore hedhin poshtë inskenimin e bërë me “Babalen”, ndërsa hetimet e Prokurorisë kanë shkuar dhe më tej, dhe ndoshta këto ditë mund të mësojmë dhe personazhin që flet në kasetë, në vend të Agron Xhafajt.

Në këto kushte, opozita është distancuar nga beteja e “Babales” kundër Xhafajt, dhe ka nxjerrë forumin rinor të PD dhe atë të LSI poshtë zyrës së tij çdo ditë, duke kërkuar dorëheqjen.

Të dy forumet rinore që janë të bashkuara kundër Xhafajt, janë e vetmja pjesë e pa-inkriminuar e opozitës, të cilëve u ka mbetur e drejta morale të flasin.

PD zyrtare është zhytur për shkak të Lulzim Bashës në një qorrsokak në këtë pikë, duke u përfshirë në një manipulim banal dhe ka dëmtuar kauzën e saj kundër Xhafajt. LSI, siç duket nuk e ka aq shumë qejf betejën kundër Xhafajt dhe është e qartë që dhe kaseta e “Babales” është fallco dhe historia e vëllait është kot.

Të vetmit që kanë ngelur të bëjnë opozitë tani janë të rinjtë e forumit rinor të PD dhe LSI, të cilët në fakt nuk kanë lidhje as me manipulimin e kasetës dhe as me raportet në relacionin LSI- PD – Fatmir Xhafaj.

Kështu që dy partitë zyrtare të opozitës e kanë kompromentuar këtë kauzë dhe po bëjnë sikur nuk ka qenë kauza e tyre, por e forumeve rinore, të cilët janë të vetmit njerëz të pafajshëm të opozitës, që po përdoren për të mbyllur me nder një faj të opozitës. Janë aq të pafajshëm, sa mendojnë që dhe Basha e Kryemadhi mendojnë njësoj si ata kundër Xhafajt, por seç kanë një hall që nuk e thonë dot. Është një hall që mund ta marrin vesh ndoshta dhe këtë javë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 06/06/2018 09:14

    BRAVO MERO ! Analizë Perfekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja