'Përballja me COVID-in dështim i qeverisë', Shehu: Italia me masat inteligjente ia doli, ne vazhdojmë të zhytemi

Ish-deputeti i PD-së gjithashtu edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu së fundmi ka krahasuar shifrat e të prekurve në Shqipëri me ato në Itali, duke e quajtur dështim  të qeverisë përballjen me COVID-in. Ai mendon se qeveria ka marrë masa jo të duhura me përballimin e gjendjes së fatkeqësisë dhe tashmë është në një situatë më të rëndë epidemiologjike se në mars. Sjehu ka theksuar se Italia me masat inteligjente dhe një ecuri konstante doli nga gjendja alarmante, kurse  ne vazhdojmë të zhytemi në errësirë dhe izolim ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Dështimi i qeverisë në përballjen me COVID, Tritan Shehu krahason të dhënat e fundit me Italinë: Shqipëria në situatë më të rëndë se në mars. Rama, me heshtjen, nuk mund të fshehë dështimin ndaj Covid! Pas teatralitetit dhe keqmenaxhimit të “mbylljes e hapjes”, Shqipëria është në një situatë më të rëndë epidemiologjike se në mars, me një humbje gjigande ekonomike, e vendosur në “listën e zezë” të OBSH, kur sot duhet të kishim “dalë” siç ndodh me vende që u goditën tragjikisht.

Për të kuptuar këtë le të krahasojmë me Italinë disa të dhëna të djeshme (për 1 milion banorë):

                              Shqipëria                Italia.                                 

Raste te reja                 21,7                  2,5                                                         

Vdekje                          0,85                  0,1                                     

Në reanimacion            4,6                    1,4                            

Raste të reja/shëruar   1,22                   0,1                 

Pra ndërsa Italia me masat inteligjente dhe një ecuri konstante “doli”, ne vazhdojmë të zhytemi në errësirë dhe izolim ndërkombëtar duke pasur:

-Shtim të frikshëm të rasteve e vatrave të reja, shtrimeve, vdekjeve, numër të vogËl të shëruarish, etj. Kolaps dhe kthim në ”qendra” kontaminimi të institucioneve shëndetësore të pambrojtura. Mjekun e familjes të paralizuar. Numrin e testimeve më të voglin në Europë, monopol pa transparencë të një laboratori me pasojë atë kurbë të pabesueshme. Popullsinë të pa pajisur me maska. Mungesë të një strategjie “mbrojtëse e dalëse”.

Ky është një dështim i plotë i kësaj qeverie me pasoja tejet negative, që kërkojnë “masa inteligjente”. ”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca për të fajësuar popullsinë, kërcënimet me “mbyllje”, as e shfajësojnë atë dhe as përmirësojnë ndonjë gjë, përkundrazi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 28/06/2020 19:30

    Turp per ty o Tritan preshi qe bashke me Spahine bet si gore per masat qe merrte qeveria dhe thonit se nuk ka rrezik por genjen Rama prandaj dilni .Ju jeni per tju fut prangat dhe te shkoni ne burg se bete politike me shendetin e popullit .Ka rritje te infekteve po kjo eshte pasoje e injorances se njerezve qe dalin tufa tufa zerdelite ,dhe nuk perdorin maska .Kjo semundje mos i ndodhte kujt po ka disa qe i kruhet vet si Tritani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë