Përballje live/ 45 vjeçari: E kapa duke më tradhëtuar, por vazhdoj ta dua akoma. Ish-gruaja: Kam krijuar familje, nuk mbaj dot dy burra!

Me 10 vite diferencë, çifti Kukiçi nisën jetën bashkëshortore dhe u bënë prindër të katër fëmijëve. Problemet që lindën pas 12 vitesh martesë, detyruan gruan 32-vjeçare Malvina Kukiçi t'i kërkojë divorcin dhe më pas të ndahen zyrtarisht një vit më parë. Ajo mori dy vajzat e vogla, për të cilat Gjykata i dha kujdestarinë, ndërsa dy djemtë qëndruan me babain. Familja u shkatërrua dhe kësisoj babai erdhi në studio, këtë të hënë për ta bërë publike historinë tij. Ish bashkëshorti mohon të ketë patur konflikte me të shoqën, deri në momentin kur ai mësoi për tradhëtinë e saj. Kjo akuzë bërë ndaj ish-bashkëshortes u hodh poshtë nga prej saj, e cila në një lidhje telefonike live për 'Pa Gjurmë' tregoi një tjetër variant, atë se ka tentuar ta mbajë këtë marrëdhënie për hir të fëmijëve, por nuk ka mundur dot. Sot, ajo ka ndërtuar një tjetër familje, ndërsa i drejtohet ashpër ish-bashkëshortit duke i thënë se nuk është me pjesë e jetës së saj. Nebiu i kërkoi që ta lë burrin aktual dhe t'i bashkohet familjes.

Nuk më pyeste fare. Rrinte me telefon në dorë, duke dërguar mesazhe.  Dyshoj se më ka tradhëtuar. Unë ia zbulova tradhëtine përmes mesazheve në telefon. I kërkova të kthehet në shtëpi, do t’i falja dhe tradhëtinë, por nuk pranoi. Gjykata i ka ndarë fëmijët, dy djemte janë me mua, dy vajzat me nënën. Unë nuk i kam takuar vajzat dot, sepse nuk i lejon nëna e tyre. Fëmijët i kam pa shkollë, kërkojnë nënën e tyre. Jemi divorcuar para një viti, ajo e ka kerkuar divorcin e para. Kam 12 vite martese me ish-gruan. Punonte në një fabrikë asokohe. Erdhi nëj ditë kur ajo nisi të bëjë rrëmujë bashkë me kalamajtë. Ndërsa unë ndodhesha në kuzhinë njëri nga djemtë më tha se mami u largua. Nuk kemi pasur konflikte më parë, filluan më pas. Pse iku pa më thënë ? Mori vajzën e vogël dhe u largua. E kam kërkuar kudo, kur e gjeta i kërkova falje, por nuk pranoi të kthehej më. Fillimisht shkoi te daja e saj. Djali i madh është 12 vjeç, tjetri është 10 vjeç. Vajzat janë 6 dhe 5 vjeç. Fëmijët i mori gjyshja e tyre dhe tha se nuk do t'i sjelli më”, shprehet babai i katër fëmijëve.  

Në një lidhje telefonike live për emisionin 'Pa Gjurmë', nuk nëna e 4 fëmijëve, të cilët jetojnë të ndarë si pasojë e divorcit të prindërve hodhi poshtë të gjitha akuzat e ish-burrit për tradhëti, ndërsa pranoi se ka nisur një jetë të re bashkëshortore në qytetin e Durrësit.

Përpara se të rregulloja jetën time i kam kërkuar Nebiut të kthehet me mua. Unë u rimartova, sepse nuk më la zgjidhje. Ai më tha: Unë nuk vij te dashnorët e tu. Më thotë: Lërë burrin dhe hajde te unë. Unë nuk mbaj dy burra. Vazhdova jetën time. Shkak i divorcit ka qenë fakti që ai nuk punon. Për 13 vite martesë unë e kam mbajtur atë familje. Perpara se të krijoja jetën time i kam dalë borxhit. Në atë kohë jetoja në një shtëpi me familjen e Nebiut. Për mua ka vdekur ky njeri”, shprehet ish-gruaja.  

45-vjeçari është i papunë dhe e ka të vështirë të përballojë i vetëm rritjen e dy prej fëmijëve, të cilët edhe ato gjithashtu kërkojnë bashkimin me pjesëtarët e tjerë të familjes tashmë të ndarë.

E pranoj, ka jetën e saj. Drejtohem për ndihmë vetëm për fëmijët, të paktën të shkollohen se unë nuk po mundem dot ta përballoj këtë jetesë.

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro