Pasi u mësuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit në Spanjë për këtë sezon, shorti i hedhur ka rezervuar përballje spektakolare në fazën gjysmëfinale të turneut.
Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do të jetë Athletic Bilbao - Real Sociedad. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme në Madrid dhe Bilbao (11 dhe 12 shkurt), ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për javën e parë të muajit mars në Barcelonë dhe 'San Sebastian' (3 dhe 4 mars).
Dy duelet pritet të dhurojnë emocione të forta, me katër ekipe që synojnë finalen e madhe të Kupës së Mbretit.
Kupa e Mbretit, faza gjysmëfinale - ndeshjet e para:
11 shkurt, Athletic Bilbao - Real Sociedad
12 shkurt, Atl. Madrid - Barcelona
Komente





