Pas zhvillimit të Superkupës ditën e dielë sot është përcaktuar me orare dhe data ekzakte java e parë e Superligës, që do të nisë të premten më 23 gusht. E veçanta është se edicioni i 80 i kampionatit elitar të Shqipërisë do të nisë me sfidën Kukësi-Partizani, dy skuadra të cilët u ndeshën edhe për Superkupën e Shqipërisë, po në të njëjtin stadium, ‘Elbasan Arena’.
Më poshtë të gjithë ndeshjet e javës së parë me data dhe orare:
E premte, 23 gusht:
Kukësi-Partizani ora 19:00 (Elbasan Arena)
E shtunë, 24 gusht:
Vllaznia-Laçi ora 16:00 (Loro Boriçi)
Skënderbeu-Flamurtari ora 16:00 (Stadiumi Skënderbeu)
Tirana-Luftëtari ora 19:00 (Selman Stërmasi)
Teuta-Bylis ora 19:00 (Niko Dovana)