Përçarja në grupin Demokrat, Ralf Gjoni: Nuk e prek kauzën tonë, ne jemi bllok

Për sa i përket përçarjes që ka nisur në grupin Demokrat në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni ka thënë se kjo është normale pasi kudo në botë brenda një grupi parlamentar ka përplasje dhe fërkime.

Më pas Gjoni ka paralajmëruar se mund të ketë edhe përçarje të tjera, megjithatë të gjithë deputetët e e opozitës brenda Kuvendit janë bllok dhe do të veprojnë për të miratuar Reformën Zgjedhore.

"Nuk preket kauza jonë, kjo i shërben në fakt. nuk do ketë ndryshim të Kodit zgjedhor pa kaluar në Komision. Nuk më intereson ca thote mazhoranca. Ne jemi bllok. Nëse ata mund të tentojnë për 4-5 që të marrin mund ta bëjnë por shqiptarët nuk mendoj që kanë për ta lënë kështu. Por në të kundërt në qafë e paçin. Ne do të arrijmë të bindim popullin që të detyrojë mazhorancën për ndryshimin zgjedhor. Gjermania foli për Reformë Zgjedhore, BE  po ashtu. SHBA po na mbështet. Nuk ka ndërkombëtar që thotë për miratimin e Kodit nuk duhet të preket sistemi. Mazhoranca ka rënë dakord për grupe pune. Ne do bëjmë draftin tonë si komision. Kur ne flasim për sistem jo vetem lista të mbyllura lista të hapura, por edhe transparenca e financimin, funksionimin e partive etj. Besoj se do të kushtëzojmë mazhorancën për Reformë." ka thënë Gjoni.


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Ralf Gjoni në '45 minuta': E votova Macronin, por po vepron si frikacak, nuk e votoj më!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi