Tirane- Javë të vështirë jo vetëm në vendin tonë, por për të gjithë rajonin e ka konsideruar ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, përballjen me zjarret.
Dita e djeshme ka shënuar intensitetin më të lartë të vatrave, por pjesa më e madhe e tyre thotë Vëngu, janë shuar.
“Kemi patur një javë të vështirë, jo vetëm për vendin por edhe për të gjithë rajonin dhe dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të identifikuara në rang vendi, kemi arritur të shuajmë 30 të tyre, kemi 10 të tjera që po tentojmë t’i shuajmë” tha ministri.
Ministri i Mbrojtjes kërkon reagim të shpejtë për shmangur rrezikun e jetës së qytetarëve apo pronës së tyre.
“Gatishmëria është rritur, edhe falë mbërritjes së dy helikopterëve rumunë, sigurisht koha është për reagim të shpejtë, të kemi përparësi mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronën e tyre” u shpreh ai.
Sa i takon zjarreve aktive, Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako tha se vatra më e vështirë ajo në Parkun kombëtar të Prespës po shpresohet të vihet nën kontroll total.
“Vazhdon në Prespë, është vënë nën kontroll, në pjesën më të madhe vatrat po monitorohen”
Mali i Thatë, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës vijon të digjet prej 10 ditësh. Edhe pse prej ditës së djeshme në aksion është një avion rumun ende flakët nuk janë shuar. Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë të enjtes, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.
Ndërsa gjatë paradites së sotme, është shfaqur një tjetër vatër zjarri, në vendin e quajtur Guri i Nënshegut në Theth, ku forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës civile po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
42.3%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët
13 Gusht, 08:37
-
Zjarret në vend/ Situatë problematike në Finiq dhe në Delvinë, evakuohen 2 familje! Vëngu në terren: Prioritet jetët e njerëzve
12 Gusht, 20:29
-
Zjarret/ 11 vatra zjarri aktive në vend! Vijojnë të jenë aktive flakët në Parkun kombëtar të Prespës në Malin e Thatë
12 Gusht, 10:44
-
Dronët 'Bayraktar' së shpejti në gatishmëri 24/7 edhe për emergjencat, Ministri i Mbrojtjes inspektim në bazën ajrore të Kuçovës
7 Gusht, 09:59
-
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
2 Gusht, 08:44
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Vijon zjarri në Tepelenë! Në ndihmë vjen një helikopter Cougar, ministri Pirro Vëngu në vendngjarje
31 Korrik, 19:26
-
Pirro Vëngu u emërua ministër i Mbrojtjes, Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit
31 Korrik, 11:09
-
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj
31 Korrik, 09:26
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik, 11:35
-
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër
29 Korrik, 07:32
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik, 20:00