I jepet lamtumira poetit Agim Doçi! Homazhet në agjenci funerale! Bashkëshortja: S'u vlerësua, i është bërë vrasje politike! As pensionin që i takonte s'e mori prej 11 vitesh

Mes lotësh e dhimbjes iu dha lamtumira këtë të martë poetit të njohur shqiptar Agim Doçi.

Homazhet u zhvilluan në një agjenci funerale në kryeqytet ku familjarët tekstshkruesit dhe fituesit të mbi 50 çmime në festivale të këngës pritën vizita ngushëllimi.

“Do ta mbaj mend Gimin me ato fjalë që i kam thënë që në fillim kur u lidhëm, që mua nuk më lidh asgjë me ty përveç patriotizmit dhe nacionalizmit tonë. Sepse ne të dy vinim nga dy familje të ndryshme, aristokratësh”.

Artistë, bashkëpunëtor e personalitete nga politika u bënë bashkë në nderim të poetit, që sipas tyre nuk do t’i mungojë vetëm familjes por mbarë shqiptarëve.

“Një dhimbje e madhe për familjarët, kulturën shqiptare, shqiptarët kudo ku janë nderojnë sot me respekt Agim Doçin, mbetet i përjetësuar në vargjet e teksteve, të këngëve ku ai gdhendi gjithë jetës.

Bashkëshortja e Doçit kritikon institucionet shtetërorë se nuk u kanë ofruar asnjë mbështetje por homazhet, por Ministria e Kulturës thotë për Report Tv se nuk ka pasur një kërkesë nga familjarët.

“Një mjeshtër i madh si Agim Doçi, që fjalën e lirë e kishte kryefjalën e shpirtit të vetë jo atë të shkruajtën, nuk arriti të marr pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh sepse ishte Agim Doçi. Them se u vra politikisht”.- u Yllka Doçi.

“Nuk është se na u ofrua ndonjë për homazhe, mendoj se ai është shumë i kënaqur që donte dashurinë e njerëzve dhe jo të institucioneve”.- u shpreh e motra.

Poeti Agim Doçi u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare në ambientet e spitalit të QSUT në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë, pasi goditjes nga hemorragji cerebrale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Vdekja e poetit Agim Doçit, presidenti Begaj: Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit

1719320103_fdbsdbsdfb.JPG

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike. 

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, - shprehet ai.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arifi: 25/06/2024 14:10

    RESPEKTE PER AGIM DOCIN PER KETE POET TE MADH,,,PER KETE NJERI TE SHQUAR TE MUZIKES DHE ARTIT ...NGUSHELLIME FAMILJES,,MIQVE,,TE TIJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Nuk debatoj më aq mirë si dikur' Biden pranon mangësitë, por deklaron: Trump do ta shkatërrojë demokracinë tonë unë do ta mbroj

'Nuk debatoj më aq mirë si dikur' Biden pranon mangësitë, por deklaron: Trump do ta shkatërrojë demokracinë tonë unë do ta mbroj