Poeti i njohur Agim Doçi pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në reanimacion! Ja gjendja e tij shëndetësore

Poeti i njohur Agim Doçi pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në reanimacion! Ja gjendja e tij shëndetësore

Agim Doci

TIRANË- Poeti i njohur, Agim Doçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale në kokë.

Burimet për Report Tv nga spitali bëjnë me dije se Agim Doçi u hospitalizua në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll  drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani. Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 22/06/2024 15:45

    i urojme sherim poetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?