Poeti Agim Doçi, në pamundësi për të qenë prezent në homazhet e lamtumirës së fundit që iu dha aktorit dhe regjisorit të njohur Rikard Ljarja, zgjodhi t’i jepte lamtumirën nga karantina me këto vargje:

Ne ishim shokë RIKARD i shtrenjtë.

Sa shpejt që ike O NJERI.

Kujtesa jonë të ka të SHENJT,

ti yll i ndezun me DASHURI.

 

Do ikin vitet TI s’do harrohesh,

MAGJIA yte – PRINC i aktrimit,

TI mbetesh YLLË e do kujtohesh,

SIMBOL i gjallë n’magjinë e filmit.

 

Do jesh tek ENGJËJT përkrah me shokët

Po unë RIKARD ku ti çoj lotët?

Rikard Ljarja u nda nga jeta më 20 prill dhe u përcoll për në banesën e fundit sot nga Tirana në vendlindjen e tij Shkodër, ku e kishte lënë amanet prehjen e fundit.