Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur Gjermaninë natën e ndërrimit të viteve, ku preh e përdhunimeve ranë disa vajza e gra, vijon që të hetohet nga ekspertët, por nga ana tjetër edhe vendi është përfshirë nga një zemëratë e madhe.

Në një kohë kur policia vendase ka nisur një hetim të specializuar, del në pah fakti se mes dhjetra personave që po hetohen nga policia gjermane është edhe një shtetas shqiptar i cili është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

19 vjecari gjermani

Të dhënat e para që vijnë nga Gjermania, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 19 vjeçar, megjithatë identiteti i tij ende nuk është bërë i njohur.

Nga kjo ngjarje është kritikuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pasi rreth 90 gra u plaçkitën, u rrahën dhe u abuzuan seksualisht nga emigrantët, të cilët ishin nën efektin e alkoolit.

Ngjarja ku gratë e vajzat denoncuan në polici se u ngacmuan seksualisht apo u përdhunuan nga emigrantë me origjinë nga Afrika e Veriut dhe vendet arabe, në Këln ka tronditur vendin dhe ka hapur një debat të madh në Gjermani.
 
Sulmet kanë nxitur thirrjet për një kontroll më të rreptë të politikave për emigracionin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)