Përdhunimi 15-vjeçares në Mirditë, marrshim në Peshkopi, në mbështetje të vajzës dhe dënimit të fenomenit

Gra, burra e vajza marshuan në bulevardin e qytetit të Peshkopisë në mbështetje të vajzës 15-vjeçare të përdhunuar në Mirditë. Shumë prindër e të rinj u bënë bashkë kundër  ngjarjes monstruoze dhe kërkuan që autorët të marrin dënimin maksimal.

“Është një ngjarje shumë e dënueshme, asnjë njeri nuk do e dëshironte. U bëj thirrje të gjithëve të dalin për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, që zëri të dëgjohet që mos të ndodhin më asnjëherë këto gjëra që po ndodhin”, shprehet një qytetare në Peshkopi.

“Kjo shprehje tregon thelbin, që gjithçka nga mënyra sesi ne edukohemi, rritemi dhe më pas degjenerohet në këto lloj rastesh shumë të papëlqyeshme për opinionin”, shprehet një qytetare tjetër.

Vajzat duhen të jenë të lira dhe të mbrohen nga shtetit, bene thirrje protestuesit.

“Besoj se duhet të ketë më shumë mbështetje për të denoncuar këto raste dhe të bëhet e pamundura për t’i rehabilituar , për t’i mbështet që të mos ndodhin më këto ngjarje”, thotë një qytetare.

“Mësuesit kanë një rol shumë të fortë me mbajt vajzat afër se vajza aty sheh prindin e dytë dhe ju prindër mundohuni për t’i dëgjuar  se ndonjëherë nuk dinë as me e thënë”, shprehet një mësuese.

Edhe ditën e djeshme ka pasur sensibilizim për ngjarjen ku shoqëria civile ka protestuar në qytetin e Rrëshenit ku kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore. Me të miturën 15 vjeçare nga Rrësheni u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren