Përdhunuan në grup 4 muaj më parë 15-vjeçaren në Mirditë, prokuroria mbyll hetimet për 5 të akuzuarit: Kemi prova që kanë abuzuar me vajzën

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë. Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë "Arrest në burg" është ngritur akuza "Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" e kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi. Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas uu ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ. Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur.

Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 21/09/2021 07:38

    Mendoj qe vetem nje denim eshte i duhur per keta monstra. ne fillim tregdhje pastaj burg te perjetshem.

    Përgjigju
  • Albert: 20/09/2021 07:45

    Per mendimin tim pensionet duhen te rriten sa me pare

    Përgjigju
    • artan: 21/09/2021 07:37

      mire e tha Athina. "Bot" i dreqit

    • Athina: 20/09/2021 14:08

      Malaga, ki mendjen te puna! Komento te artikujt e duhur se do te nderpres pensionin e gjyshit po vazhdove me gabime. Propaganda eshte me e besueshme kur detajet jane te sakta. Mos bej komente per pensione nen nje artikull mbi krime seksuale.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje