Fushatë në kishë! Ortodoksja: Fyerje e ndjenjave fetare, të mos përsëritet më

Fushatë në kishë! Ortodoksja: Fyerje e ndjenjave fetare, të mos përsëritet më

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit të fushatës zgjedhore të kandidates së PS për Roskovecin, Majlinda Bufin dhe kryetarin e bashkisë së së Tepelenës, Tërmet Peçi në ambientet e Kishave.

Sipas Kishës Ortodokse përdorimi i mjediseve kishtare për qëllime politike është i papranueshëm. Kisha i referohet një interviste të kandidates për Roskovecin Majlinda Bufi, ku në sfond të intervistës ishte kisha e Shën Kollit në Kurjan si dhe takimit të Tërmet Peçit në kishën e një fshati në Tepelenë.

Kisha Ortodokse pretendon se të dy takimet janë mbajtur pa dijenin e saj. Ata kanë çuar edhe një mesazh për politikën duke thënë se çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Ndërsa takimet politike i kosnideron si veprime që janë kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Në fund Kisha Ortodokse kërkon që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

Deklaratë e Plotë:

"- Përdorim i papranueshëm i mjediseve kishtare për qëllime politike

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës,ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare."

Në lidhje me këtë ditën e e djeshme ka reaguar edhe kandidatja e PS-së për Roskovecin, Majlinda Bufi, e cila i kthente përgjigje Mitropolisë së Shenjtë të Apollonisë  dheFierit duke thënë se ambientet i përkasin ministrisë së Kulturës. Ajo më pas deklaroi se nuk ka bërë politikë në këto ambiente por vetëm ka dhënë një intervistë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 25/06/2019 09:03

    Hahahahahaha, bravo ju lumt! Shqiptari fetë i ka në plan te dytë , te trete, te katert etj. Feja e tij e vertete eshte shqiptaria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion