Përdorimi i telefonit nëpër shkolla nuk lejohet, ja vendimi i parlamentit të Francës

Përdorimi i telefonit nëpër shkolla nuk lejohet, ja vendimi i parlamentit të Francës

Foto ilustruese

Parlamenti i Francës ka miratuar një ndalesë për përdorimin e telefonave mobil në shkolla.

Bëhet e ditur që sipas ligjit të miratuar sot, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil në shkolla.

Nxënësit francezë deri më tash nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat.

Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 31/07/2018 05:52

    Ore ç'na tregoni Francen...Urgjent duhet te miratohet ligj i veçante per ndalimin e perdorimit te celularve ne shkolla, spitale dhe ambjente tjera publike, dhe sidomos ne autobuzet dhe mjetet tjera te transpirtit urban, ku dhe shoferat nuk i heqin aparatet nga veshi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë