Përfaqësuesi i Rithemelimit në KAS: Celibashi bëri gjykatësin, s’ka ende vendim të formës së prerë, Berisha kryetar i PD-së

 

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka parashtruar në KAS argumentet përmes së cilave kërkon regjistrimin e PD-së së Berishës në zgjedhje. Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nuraj tha se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit.

“Kemi paraqitur brenda afatit dokumentacionin për regjistrimin e PD me kërkues kryetarin Berisha. Kemi pritur të bëhej regjistrimi, është marrë në shqyrtim dokumentacioni, jemi dëgjuar, kemi paraqitur provat, gjatë relatimit dhe vendimit kemi ngelur të shtangur pasi komisoneri në zbatim të rolit dhe funksionit që i ka ngarkuar kushte dhe kodi zgjedhor ka bërë rolin e një gjykate. Gjatë gjithë debatit, kemi parë që aty është arsyetuar dhe janë diskutuar dokumentacione që ne si kemi paraqitur të ardhura nga një burim tjetër, në bazë të atyre dokumentacione. Keni të bëni me dokumentacione që s’kanë vlerë ligjore. Komisioneri ka kompetencën të bëjë hetim mbi faktet dhe dok e paraqitura. Ne jemi të bindur se PD e Berishës s’duhej të ishte regjistruar për zgjedhjet vendore, duke anashkaluar një dokumentacion të plotë të saktë dhe me legjitimitet nga anëtarësia”, tha ai.

Nuraj u ndal edhe në dokumentet që kanë depozituat grupi i Alibeajt. Nuraj thotë se autorizimi i nënshkruar nga Lulzim Basha nuk ka më vlerë ligjore, pasi një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj. Ndërkohë, për deklaratën solemne ai tha se është kompetencë e kryetarit dhe jo subjektit, për këtë arsye kërkoi që këto dokumente mos të merren në shqyrtim.

“Në bazë të statutit të miratuar në kuvendet e mëparshme, ka qenë e drejtë e kandidatëve që të mund të mblidhnin kuvendin. Mbledhja e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm që ka ardhur nga ¼ e delegatëve që do ta quajmë vetëmbledhje të kuvendit për të rregulluar ato problematika që ishin shfaqur në PD. Ai kuvend prodhoi organe të reja, mori disa vendime në lidhje me jetën dhe funksionim e partisë, simbolin, vulën, logon dhe ka bërë shkarkimin e Bashës, ky vendim kaloi edhe me referendum nga anëtarësia në lidhje me miratimin e vetëm kësaj pike. Të gjitha këto akte i janë parashtruar gjykatës së Tiranës për të bërë pasqyrimin e regjistrin e partive politike. Pati një vendim nga gjykatat e rrethit gjyqësor në tiranë, është ende në fuqi, pavarësisht se presupozohet për vendime të gjykatës së apelit, por ende s’ka marrë fuqi zbatuese pasi është e drejta e ankimit dhe do ankimohet në gjykatën e lartë për rekurs. S’duhet të pranohen provat e palës tjetër, një autorizim i nënshkruar para një viti nga një kryetar i dorëhequr dhe përcaktonte se ca do ndodhte pas një viti, një vendim i gjykatës që ende s’ka marrë formë të prerë. Një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj, pas tre muajsh në çdo institucion që ta marrim, nuk pranohet nga askush dhe të kthehet mbrapssh. Nuk ka as numër protokolli, mund të kemi edhe elementë të një dokumenti të falsifikuar doja që të s’kualifikohej si provë. Deklarata është një kërkesë e ardhur, si një sugjerim i organizmave q ë kanë 32 vjet që monitorojnë zgjedhjet. Është përgjegjësi individuale, nuk është e drejtë që mund të delegohet”, tha Nuraj.


Lajmi kryesor:

PD regjistrohet në zgjedhje, KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Dokumentet të firmosen nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj! Berisha jashtë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish