Përfitojnë nga akti normativ, gjashtë të burgosurit lënë burgun e Rrogozhinës, do vetëkarantinohen në shtëpi

Sot në burgun e Rrogozhinës pritet të dalin gjashtë të dënuar të cilët përfitojnë nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19, që hyri në fuqi me datë 24 mars. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim.

Sakaq nga ky akt normativ do të mund të përfitojnë edhe atë të burgosur që kanë deri në pesë vite burg, por që janë mbi moshën 60-vjeç.

Po ashtu mësohet se këta persona që dalin duhet të kenë edhe miratimin nga familjet. Gjashtë prej tyre, siç duket edhe nga videot, duket se kanë gjetur miratimin në të gjithë drejtimet për të dalë përkohësisht nga burgu, deri në momentin kur emergjenca e koronavirusit të marrë fund.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat