Policia e Korçës ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen se shfrytëzonin detyrën e tyre për përfitime personale, duke kryer veprën penale të korrupsionit pasiv.
Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se arrestimi i dy shtetasve erdhi pas një pune intensive disamujore nga  ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkalles së parë Korce, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Transporti 2.
Të arrestuarit Gazmir Demiraj, vjeç 28, banues në fshatin Eçmenik të Komunes Hoçisht-Devoll, me detyrë përgjegjës I sektorit të transportit të shfrytëzimit të automjeteve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Transportit Rrugor Korçë dhe Dhimitraq Xhima, vjeç 56, banues në fshatin Drenovë- Korçë, me detyrë inspektor i sektorit të transporti të shfrytëzimit të automjeteve në Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Transportit Rrugor Korçë.
Arrestimi i tyre u be, pasi u mernin shuma lekesh nga 500-2000 leke drejtuesve të automjeteve të trasportit të udhëtarëve dhe mallrave, në menyre që të mos i penalizonin me masa administrative në rastet e mangesive në dokumentacion. /atsh/