Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeveVlorë.

Report Tv ka siguruar pamjet kur zjarri ‘pushton’ fushën e mbetjeve. Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në zonë, duke krijuar shqetësim për banorët përreth dhe duke ndotur ajrin.

Edhe pse prej më shumë se një viti mbetjet urbane të Vlorës depozitohen në landfillin e Sherishtës, fusha e vjetër e mbetjeve vijon të mbetet problematike. Herë pas here në këtë zonë regjistrohen vatra zjarri, të cilat shkaktojnë ndotje të konsiderueshme dhe rikthejnë shqetësimin e qytetarëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Situata po monitorohet për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe ndikimin e tyre në mjedis.