Një ndërtesë, e cila ndodhet pranë stadiumit Lusail në Katar, ku sot Argjentina do të luajë me Meksikën, është përfshirë nga flakët, raportojnë mediat e huaja.

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se zjarri filloi në mesditë me orën lokale në një kantier ndërtimi, ku deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Stadiumi është 3.5 km nga vendi i zjarrit, por tymi që shkaktoi zjarri në kaniter u përhap në një pjesë të qytetit.

Ndeshja e sotme pritet të jetë e vështirë për Argjentinën, pas humbjes së saj tronditëse në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite.

Nëse kombi i Amerikës së Jugut humbet, ata do të eliminohen nga turneu.