SARANDE - Një skaf me tre persona në bord në mes të detit është përfshirë nga flakët, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur nga djegiet njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Borshit, ku skafi me të cilin po udhëtonin tre personat është përfshirë nga flakët, ndërsa ende mbeten të paqarta arsyet e zjarrëvënies.
Si pasojë e flakëve në të cilat u përfshi skafi, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre, i cili mësohet se ka pësuar djegie në në pjesën e barkut dhe shpatullës. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ndërsa bëhet e ditur se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu bëhet e ditur se në momentin e përfshirjes nga zjarri, skafi ndodhej rreth 1 milje larg bregut, dhe është dashur ndërhyrja e Rojës Bregdetare, për të tërhequr skafin drejt bregut dhe për të shpëtuar 3 personat në bord.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com