Përfundimi i koncesionit për kolaudimin/ Braçe: Pikëpyetje për investimet e bëra deri tani nga koncesionari! Nuk përmirësoi ndotjen në mjedis dhe s'uli numrin e aksidenteve

31 dhjetori 2020 do të shënojë fundin e kontratës së koncesionarit dhënë nga Qeveria Berisha, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve. Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se pas diskutimeve dhe pune rreth 1 vit e gjysmë u arrit në përfundimin se pas përfundimit të kontratës së koncesionarit ky shërbim të kalojë në një autoritet shtetëror atë të DPSHTRR, për të kryer kontrollin fizik të automjeteve. Braçe tha se ky koncesionar korruptim në kurriz të shqiptarëve duhet të ishte ndaluar me kohë pasi në fakt nuk arriti të përmirësoj asnjë në lidhje me shërbimin duke rikujtuar radhët e gjata të automjeteve në pritje të shërbimit apo nuk përmirësoi indikatorët e tjerë si ndotjen në mjedis dhe uljen e aksidenteve rrugore.

"Ka mbarim të një kontrate të qeverisë Berisha lidhur në 2009. Transferimi shkon në DPSHTRR. Është bërë punë një vit e gjysmë që çfarë do sillte përfundimi i kësaj kontrate dhe është gjetur rruga e arsyeshme e kalimit të saj në një autoritet shtetëror si DPSHTRR për kontrollin fizik të automjeteve. Në momentin që ky shërbim u kalua me koncesion u pretendua se ky shërbim do të rriste jo vetëm sigurinë, por edhe  përmirësimin e disa treguesve si ndotja e mjedisit dhe shmangia e aksidenteve në rrugë, për fat të keq asnjë nga këto dy element nuk u provua dhe shërbimi nuk u përmirësua, u përkeqësua, ju i dini torturat dhe radhët kilometrike për të marrë shërbim dhe në fakt i ktheu metet si minë me sahat në rrugë", tha Braçe.

Braçe bëri akuza edhe se gjatë transferimit të aseteve të koncesionarit drejt DPSHTRR po dorëzohen pajisje që në fakt kanë qenë para se ta merrte shërbimin koncesionari dhe jo ata që pretendohet se janë investuar në këtë shërbim nga ai. Megjithatë tha Braçe kalimi i aseteve është ende në proces dhe se çdo gjë do të verifikohet.

"Po dorëzohen pajisje dhe mjete që kanë qenë që para lidhjes së kontratës me koncesionarin. Është në verifikim e sipër deri sa kompania të bëjë dorëzimin e plotë të pajisjeve drejt DPSHTRR. Kompania është me kontratë deri më 31 dhjetor dhe është ende në dorëzim të aseteve të saj. Unë kërkoj që në fund të të gjitha dorëzimeve që koncesionari do të bëjë të verifikohet gjendja e atyre aseteve nëse është në përputhje me angazhimet kontraktuale të ndërmarra nga koncesionari dhe a janë kryer investimet e duhura për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve", tha Braçe.

Kujtojmë se burime për Report Tv nga Ministria e Infrastrukturës konfirmuan që para pak ditësh se me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së. Ky shërbim ishte monopol, i konsideruar si korruptiv nga socialistët që kur ishin në opozitë dhe kalimi i saj në DPSHTRR pritet të ulë kostot për qytetarët, por nuk dihet se sa do të rëndojë kostoja e mbikëqyrjes në faturën që do të paguajë çdo drejtues mjeti për kolaudimin e makinës.

Ndërkohë që Kryeministri Rama njoftoi sot se rregulla të reja do të aplikohen nga 1 janari për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 03/12/2020 12:41

    Kolaudimi rregullohet me profesionist te pa korruptuar.

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2020 03:43

    Brace ja ke keputur nje mufke te madhe.Pse fajin kolauduesi I makines e ka per ndotjen e ajrit nga makinat?!Kerkoju llogari per kete atyre qe merren me gazin.Pse kolauduesi e ka fajin, kur shqipove iu duket vetja si pilote te Formula-One dhe bejne aksidente?!Kolauduesi mban pergjegjesi per difektet qe ka vete makina,sidomos keto qe degjojme shpesh qe marrin flake ne ecje e siper,etj.

    Përgjigju
  • Miu: 02/12/2020 21:22

    a mund te beni dicka per taksimin e trefishte qe i keni vene ketij populli ne lidhje me automjetet.Aktualisht na merrni takse qarkullimi automjetesh 1 here ne vit , 240 leke per cdo liter karburanti sa here furnizojme makinen dhe taksen kur shkojme ne Kosove. Asnje vend ne planet nuk aplikon takse te trefishte .

    Përgjigju
  • Ramizi: 02/12/2020 19:59

    Pa pa pa sa jane lodhur te zhbejne koncensionet. Po mire qe nuk i linte LSI po ato qe japin bete apo varja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj