Oregoni ka qenë shteti parë që ka pasur fatin të përfshihet nga errësira gjatë eklipsit të parë total të diellit në plot 99 vite, teksa ngjarja qiellore nisi rrugëtimin nga perëndimi në lindje të Shteteve të Bashkuara.

eklipsi
 (Momenti kur dielli sapo filloi të dilte sërisht pas disa sekondave që qëndroi i 'zënë' nga hëna)

Dukuria e mrekullueshme qiellore preku brenda 90 minutave  të gjithë territorin amerikan, nga veriperëndimi në juglindje, duke kaluar përmes 14 shtetesh, ku nis nga Lincoln City i Oregonit e duke kaluar në Casper, Ëyoming, Carbondale, Illinois, Nashville të Tennessee dhe duke përfunduar në Charleston, South Carolina.

Gati një shekull nga eklipsi nga bregu lindor i SHBA në bregun perëndimor.
Për herë të parë në një shekull të 50 shtetet amerikane do të përjetojnë së paku eklipsin e pjesshëm. Eklipsi i 21 gushtit do të përshkojë SHBA nga bregu perëndimor në bregun lindor gjë që nuk ka ndodhur prej  99 vitesh, që prej vitit 1918-të kur eklipsi u pa përmes SHBA nga oqeani Paqësor në atë Atlantik. Ndërsa eklipsi total diellor në SHBA ka ndodhur për herë të fundit para 38 vitesh në shkurt të 1979-tës dhe u pa nga Oregoni në SHBA, disa qytete në Kanada deri në Greenland (mund ta shikoni në videon mëposhtë)

Sot në Uashington do ketë vetëm eklips të pjesshëm i cili mund të kalojë pa u vënë re.

Redaksia Online
E.S/ J.Sh/ Shqiptarja.com