Përfundoi me sukses operacionin në sy, ministrja surprizon fëmijën me aftësi ndryshe

Përfundoi me sukses operacionin në sy, ministrja surprizon fëmijën me aftësi ndryshe

Fëmija i operuar në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar një fëmijë me aftësi ndryshe në QSUT, i cili i është nënshtruar një operacioni në sy.

Teksa ndan lajmin e mirë me ndjekësit në ‘Facebook’ se operacioni ka përfunduar me sukses, ministrja Manastirliu shkruan se kur bëhen bashkë profesionalizimi dhe përkushtimi i stafeve tona të shëndetësisë dhe përkujdesit social bëhen punë akoma më të mira në ndihmë të atyre që kanë shumë nevojë.

Ministrja tregon se fëmijën e ka takuar disa muaj më parë në një qendër përkujdesje, ku trajtohen fëmijët me aftësi ndryshe, ndërsa shton se do të vijojë përkujdesi ndaj këtyre fëmijëve.

Disa muaj më parë e takova në qendrën e përkujdesit "Pëllumbat", ku trajtohen fëmijët me aftësi ndryshe. Me dashuri që vetëm këta fëmijë dinë ta ofrojnë❤ Ne do vijojmë përkujdesin në qendrën tonë sociale, por sot është lehtësuar nga një problem jo i vogël. U krye me sukses operacioni në sy, sepse kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe përkushtimi i stafeve tona të #Shëndetësisë dhe #PërkujdesitSocial bëhen punë akoma më të mira në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë ekipit mjekësor të ORL në Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë ekipit të #QendrësPëllumbat #ShërbimitSocial Shtetëror. Të shkuara.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë


(Postimi i ministres Manastirliu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump