Përfundon “Miss Universe”, Diana
Avdiu shpallet miss fotozhenia

Përfundon “Miss Universe”, Diana <br />Avdiu  shpallet miss fotozhenia
Kompeticioni i bukurisë “Miss Universe” përfundoi duke shpallur si më të bukurën e universit Miss SHBA-në, Olivia Culpo.

E renditur në vendin e dytë ishte filipinsja, Janine Tugonon ndërsa e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero.

Bukuroshe nga të gjitha vendet e botës kanë marrë pjesë në këtë konkurs duke shpalosur hiret dhe bukurinë e vendeve që përfaqësonin.

Në “ Miss Universe”, i cili u zhvillua në Las Vegas morën pjesë edhe Miss Shqipëria Adrola Dushi dhe Miss Kosova Diana Avdiu.

Kjo e fundit u shpall Miss fotozhenia nga 88 konkurrentet. Ndonëse nuk arriti të futej në 10-tëshe çmimi Miss fotozhenia i jep mundësinë të shumta për kontrata me Trump Models, etj.

Dy bukuroshet kanë përfaqësuar denjësisht vendet e tyre dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat e huaja duke shkëlqyer me performancat e tyre në Las Vegas.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!