Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman ka përfunduar misionin e tij diplomatik 5-vjeçar në Tiranë.

Ai shprehet se ka qenë një privilegj t’i shërbente vendit të tij, në Shqipërinë e bukur që identifikohet për mikpritjen e njerëzve.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, ai ka prezantuar pasardhësin e tij, për të cilin është shumë i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer dhe do të përfundojë misionin me sukses.

Ai shërbeu në Shqipëri për 5 vjet.