TIRANË, 5 Mars /ATSH/ - Në Velipojë përfundoi faza e parë e projektit të ndertimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.
Kapaciteti për trajtimin e këtyre ujërave pas kësaj faze është i aksesueshëm për 18 mijë banorë të zonës, ndërsa në përfundim të projketit ky impiant do jetë në gjendje të përpunojë ujërat e zeza për 55 mijë familje të kësaj zone turistike.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian me një vlerë totale prej 18 milionë euro. Impianti do te hyjë në punë me kapacitet të plotë vitin e ardhshëm, duke shmangur ndotjen e mjedisit dhe  të plazheve. /a.ke/