Gjyq për Tahirin! 'Jam ende ministri kampion, s'është kollaj që kurbani të bëhem unë'

Pas tetë orëve seancë gjyqësore, Gjykata për Krime të Rënda ka marrë vendim për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: Dosja e prokurorisë kundër tij do të kalojë për gjykim. Ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, që do të thotë se në rast dënimi ai përfiton ulje të dënimit me 1/3 dhe prokuroria dhe avokatët nuk mund të shtojnë prova të reja. Por Tahiri u kujdes të theksojë se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ai ka pranuar fajësinë, por thjesht dëshiron që procesi gjyqësor ndaj tij të jetë i shkurtër dhe të mos zvarritet. 

Sa i përket dosjes së tij voluminoze me 53 fashikuj që shkoi me karrocë në gjykatë, Tahiri tha se do ndjekë çdo fazë të procesit me përpikmëri.

"Tani shkojmë në gjykim. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e akuzës, jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, prokurorinë apo gjykatën, nuk do ta bëj as tani në respekt të një sistemi për të cilin kam kontribuar edhe unë. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria ka pretendimet e saj unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht.. Saktësoni që unë vazhdoj dhe do vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që në fillim, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Atë që verifikoi gjykata italiane, prokurorët pretendojnë që vendimi i Italisë...mendojnë ndryshe, është çështje e tyre. Drejtësia prandaj është e bukur se në shumicën e raste nuk bën gjithmonë drejtësi, por në ato pak raste që bën drejtësi, ja vlen. 

Unë kam pak zor të flas për veten në këto pozita. Unë do të ndjek me përpikëri çdo fazë të gjykimit. Di t'iu them që kur kjo ndodh me mua merre me mend me njerëzit që nuk kanë mundësin të flasin përpara jush. Nuk më pëlqen pozita e njeriut me poza heroike.

Unë i kërkova prokurorisë të më bëjë akuzë të qartë dhe të saktë, prokuroria ka detyrimin të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj pas disa herëve që u interesova unë dhe gjykata. Nga sot e tutje që mbaron hetimi keni folur vetëm unë (duke ju drejtuar gazetarëve), unë nuk kam folur për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet. Sot e tutje do të flas edhe unë në gjykatë dhe publikun, nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat trafikohen nëpërmjet...ka kohë për të gjitha. Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë di t'iu them se e dyshoj që është ky sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova.

Nuk bëj politikë deri në momentin kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerëzve. Në këtë vend në 25 vjet kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë nuk kam vjedhur askënd.

Çdo kusur që po përjetoj deri tani do ja dal deri në fund. Nuk është dhe aq e kollajtë që të jem ose jo unë kurbani, nuk më shqetëson shumë kjo. 

Unë jam prapë ministri kampion të jeni të bindur, ato që kam bërë për policinë e Shtetit nuk kthehen kurrë mbrapa.", - tha Tahiri para gazetarëve pasi doli nga seanca maratonë gjyqësore.

Treshja e prokurorëve pretendon se Tahiri ka përfituar dhurata nga grupi kirminal Habilaj duke i krijuar atyre lehtësi në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Kreu i këtij grupi kriminal, Moisi Habilaj është i arrestuar dhe po i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Itali, ndërsa nga prokuroria e Antimafies italiane, e cila është dhe prova më e fortë e ish-ministrit të Brendshëm, nuk faktohet përfshirja e Saimir Tahirit si bashkëpunëtor me grupin e organizuar të trafikut ndërkobmëtar të drogës. Akuza të mohuara qysh në krye të herës prej Tahirit.

Në këtë seancë mbrojtja e Saimir Tahirit kërkoi pushimin e çështjes, me argumentin sipas tyre se nuk ka prova. Bashkë me të, pushimin e cështjesh kërkoi edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Në kushtet që pushimi i çështjes nuk u pranua, ish-minsitri ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda do të përfundojë brenda pak seancash. Në seancën e parë të Themelit, ish-ministri do të përsërisë kërkesën për gjykim të shkurtuar, dhe gjykata verifikon kërkesën ku pranimi i gjykimit të shkurtuar është vetëm një procedurë. 

Seanca e ditën së sotme ka zgjatur tetë orë, që prej orës 09:30 të mëngjesit.

Brenda pak ditësh dosja do të hidhet në short për të përcaktuar trupën gjykuese. 

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet në ngarkim të Tahirit më 28 shkurt dhe çoi dosjen në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 27/03/2019 09:40

    Nxirre pra!! Ca esht kauza qe duhet 1 kurban. Dhe pse pikerisht ti!?

    Përgjigju
  • sajqir tahiri: 26/03/2019 23:01

    Ctu desh qe e krojte me erion veline o sajmir dhe i vure operacionalen nga mbrapa me ke takohet e me ke pi kafene.ai me nje telefonate te shkarkoi nga minister i brendshem pavaresisht se u duk sikur beri rama pazar me meten per ylli manjanin.tani keq e ke,edhe edvini ka hallet e tij sidomos shendetesore.nuk ta ka ngene njeri po shko ne burg si burrat e mos kakarit si gjeli maje plehut.legen

    Përgjigju
  • Berti: 26/03/2019 22:17

    Boll i dergove mesazhe Rames o Sajmir Gusmari se nuk te ndihmon me. Ti nuk i heq asnje presje asaj qe ke bere per policine e shtetit dhe pikerisht per kete duhet te denoheh sic e meriton. E mbushe policine me police bandite tepelene qe nuk lane rast pa vjedhur dhe toke ne shqiperi pa kanabizuar. Pranoje si e pranoi Saliu qe lejoi lazaratin dhe shkoni te dy ne nje qeli. Nise qe nga drejtuesit e policise se Vlores dhe perfundo tek ish shefi i komisariatit te rinasit dhe i meriton 15 vite burg. Udhetimet me bashkeshotes dhe babait tend me Moisiun ishn dhe ato rastesi? 840 mije euro me patentat serish rastesi? Skafin qe e moren dhe riparuan Habilajt serish rastesi? Makina Audi serish rastesi? U bene shume o Saje? Apo nuk jane shume? Mban akoma ti?

    Përgjigju
  • tironci: 26/03/2019 20:05

    Si Kadri Asbiu do e hash, ju komunistat keshtu e keni bo perhere, shkelyni njoni tjetrin pastaj te tjeret, Dhe lali eri ta zuni venin mos u merzit

    Përgjigju
  • Brisilda: 26/03/2019 19:15

    Keq e ke kete here Sajmush

    Përgjigju
  • Policia qe duam: 26/03/2019 18:41

    Minostri eshte me Zotim

    Përgjigju
  • Ops: 26/03/2019 18:07

    Ishalla trregohesh burre dhe flet per shefat.

    Përgjigju
  • Skleroza kolektive: 26/03/2019 18:04

    gjykim i shkurtuar = pranim i fajit

    Përgjigju
  • hajdutiiiii: 26/03/2019 17:30

    Do i boj mire i denim se lek ka boll ,ne politike nuk hyn mo dhe keshtu zhduket ministri qe boni reforma te medha ne polici,vuni rripat e sigurimit dhe kutine e ndihmes se shpejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë