'Përfundova 43 orë në paraburgim', Altin Hazizaj kujton kohën e Berishës, kur ishte gazetar terreni

'Përfundova 43 orë në paraburgim', Altin Hazizaj kujton kohën e Berishës, kur ishte gazetar terreni

Altin Hazizaj

Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), ka rrëfyer një moment delikat të jetës së tij, kur është arrestuar si gazetar.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në ’96-n, kohë kur qeveriste Sali Berisha, dhe se ka qëndruar 48 orë në paraburgim.

Altin Hazizaj: Kam një foto që nuk po e gjeja, që është momenti kur kam qenë përpara gjykatës, kur kam qenë i arrestuar si gazetar.

Rudina Magjistari: Ke qenë i arrestuar ti si gazetar?

Altin Hazizaj: Po, 43 orë në paraburgim, si gazetar.

Rudina Magjistari: Në ç’vit?

Altin Hazizaj: Në ’96-n. Në atë kohë sapo kisha filluar dhe një bursë, duhet të largohesha nga Shqipëria.

Rudina Magjistari: Një zë opozite le të themi.

Altin Hazizaj: Ishte e vetmja opozitë. Partia Socialiste në atë kohë nuk bënte opozitë, saç bënte “Koha Jonë”. Domethënë ishte një zë i pavarur, pa diskutim me të mirat dhe me të këqijat e veta, se sot kemi aftësi ta gjykojmë, por që pa diskutim ishte një opozitë e hapur.

Kam qenë së bashku me Gent Shkullakun, fotograf. Vajtëm të dy, unë po bëja intervistat, Genti bënte fotot. Ishte protestë shumë e ndezur, sepse njerëzit… ideja ishte që ishte pushtuar një pallat nga ish të burgosurit politik. Policia vajti t’i nxirrte të gjithë nga hyrjet, se ata kishin pushtuar hyrjet dhe ndërkohë ata kishin marrë tulla, pra kishin mjete rrethanore dhe kishin plagosur policët. Ne vajtëm të bënim intervistat, do bënim foto.  

Rudina Magjistari: Si përfundove në…?

Altin Hazizaj: Si përfundova ishte e tillë, duke qenë që ishte majë më majë me qeverinë, mjafton të thoshe: “Koha Jonë” dhe… si tani nuk e harroj, kemi qenë në kat të 6 të ndërtesës, ishte një punonjës policie dhe që thotë: “A ti je nga Koha Jonë?” “Po”, i thashë unë, “unë jam nga Koha Jonë”.

I thotë 2 bodyguard-ëve: “Këtë në komisariat”. I thashë: “S’kam bërë asgjë për të shkuar në komisariat”, tha: “S’ka problem se e sqarojmë më vonë”./ Tv Klan

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nini: 06/04/2024 21:45

    E mer bucko, sa te eshte bere gusha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë