Shqipëria ndalon 'terapinë e konvertimit' homoseksual

Shqipëria ndalon 'terapinë e konvertimit' homoseksual

Shqipëria ka ndaluar praktikën e të ashtuquajturës "terapi e konvertimit", e cila përpiqet të ndryshojë orientimin seksual të të rinjve LGBT (lezbike, gay, biseksuale dhe transgjinorë).

Shpallja me urdhër të psikologëve të vendit është përshëndetur nga organizatat e të drejtave të homoseksualëve.

Shoqata 'Pink Embassy' tha se vendimi është "dukshëm i rëndësishëm për adoleshentët LGBTI [lezbike, gay, biseksual, transgjinor dhe intersex]" dhe pretenduan se prindërit shpesh "detyrojnë" të miturit t'i nënshtrohen terapisë së konvertimit.

"Megjithëse raportet për përdorimin e terapive të tilla në Shqipëri kanë qenë të vogla, lejimi i tyre ka qenë një shqetësim serioz," thanë nga 'Pink Embassy

Deklarata theksoi më tej se të gjithë terapistët e regjistruar në Shqipëri duhet të jenë anëtarë të urdhrit të psikologëve dhe se vendimet janë përfundimtare dhe "të vlefshme ligjërisht"

Kreu i Pink Embassy, Altin Hazizaj tha se "Ky vendimi nuk ka nevojë të kalojë as në legjislativ dhe as në ekzekutiv për të hyrë në fuqi".

Sipas Organizatave joqeveritare nga vendet e tjera, individët që kanë provuar‘terapinë e Konvertimit kanë 8.4 herë më shumë të ngjarë të kryejnë vetëvrasje kurse 5.9 rrezikojnë depresionin akut.

Profesionistët e mjekësisë kanë hedhur poshtë ndërhyrje të tilla psikologjike ose shpirtërore dhe i kanë quajtuar ato pseudo-shkencore, joefektive dhe shpesh të dëmshme.

Terapia përdor një sërë metodash për të "ndryshuar" orientimin seksual, identitetin gjinor ose ekspresionin.

Më i diskutueshme është administrimi i goditjeve elektrike teksa subjektet shikojnë imazhe të akteve homoseksuale ose injeksione të testosteronit të hormonit mashkullor.

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë në mars të vitit 2018 që dënon praktikën dhe u kërkon vendeve anëtare që ta ndalojnë atë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i tretë që ndalon terapinë e konvertimit pas Gjermanisë dhe Maltës.

Shqipëria ka bërë disa lëvizje domethënëse në vitet e kaluara për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Ajo miratoi një ligj në vitin 2010 kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual.

Por, sipas Pink Embassy, komuniteti LGBT, si në shumë kombe në Europën juglindore, ende vuan nga diskriminimi, dhuna në familje dhe paragjykimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MIRDITOR: 19/05/2020 15:21

    NA E SHPIFEN MET ARDH ME VJEDH, NEVERI.

    Përgjigju
  • ori: 19/05/2020 14:34

    Keta duhet te digjen me benzine....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër