Ekzekutohet me 6 plumba në derën e shtëpisë biznesmeni 45-vjeçar, autori e priti jashtë dhe e qëlloi me breshëri plumbash

Ekzekutohet me 6 plumba në derën e shtëpisë biznesmeni 45-vjeçar, autori e priti jashtë dhe e qëlloi me breshëri plumbash

Biznesmani 45-vjeçar

GREQI- Një ngjarje e rëndë përgjaku orët e para të mëngjesit të sotëm në Thiva të Greqisë, pasi është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij biznesmeni 45-vjeçar Kostas Caftaridis me 6 plumba, 2 prej të cilave u gjenden në kokë.

Ekzekutori i biznesmenit dhe babait të dy fëmijëve, e ka pritur atë jashtë shtëpisë dhe sapo e ka identifikuar e ka qëlluar atë pa mëshirë me breshëri plumbash.

Më pas është larguar me një automjet ngjyrë blu.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të krimit, rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis