Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin fundvitin. Gjashtë jetë të humbura u shënuan në disa aksidente brenda 48 orëve në rrugët e vendit. Një cift të sapofejuarisht ndërruan jetë në prag të vitit të ri, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga në Vajkan të Fierit.

Pak orë më vonë teksa kishte hyrë 2016-a një 18-vjecar humbi jetën pranë fshatit Memelisht në Pogradec. Makina Mercedes Benz të cilën ai drejtoi përfundoi jashtë rruge duke u përplasur tragjikisht me bordurën.

Një tjetër i ri vetëm 17 vjeç u bë viktimë e aksidenteve rrugore, pasi motori me të cilin ai lëvizste humbi kontrollin dhe doli jashtë rrug në Lushnje.

Në Shkodër shoferi 48-vjeçar gjeti vdekjen në spital, pasi makina ku ai udhëtonte bashkë me tre të rinj, përfundoi në kanal në kryqëzimin Dajç-Shkodër.

Në një aksident tjetër tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit, një efektiv policie gjeti vdekjen pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke ecur në trotuar.

​Pogradec, makina del nga rruga, vdes 18-vjecari
Një 18-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik në rrugën nacionale Pogradec-Qafë-Thanë pranë fshatit Memelisht.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Rudolf Javxhiu nga Pogradeci, i cili teksa po udhëtonte me mjetin tip "Mercedes-Benz, me targa PG 4693B, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
aksident pogradec
Makina e aksidentuar në Liqenin e Pogradecit 

aksident pogradec
Makina e aksidentuar në Liqenin e Pogradecit 

aksident pogradec
Makina e aksidentuar në Liqenin e Pogradecit 

Fier, humb kontrollin e motorit, vdes 17-vjeçari
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 17-vjeçari nga Lushnja. Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi ka hyrë Viti i ri 2016, rreth orës 01.20 në aksin rrugor Lushnje-Berat në vendin e quajtur Fier-Shegan.
 
Në aksident ka humbur jetën 17-vjeçari me iniciale E.H, banues në "Fier Shegan" të Lushnjes, i cili po drejtonte motorin tip "Kinron". I riu ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë jashtë rruge, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shkodër, 3 të rinj i shpëtojnë aksidentit, vdes shoferi 43-vjeçar 
Një i vdekur dhe 3 te plagosur kanë mbetur nga një aksident rrugor në aksin Velipojë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi rrugor Dajç-Shkodër, ku drejtuesi i mjetit tip "'Mercedes-Benz' me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës.
 
Për pasojë shoferi Ardit Piranej 34 vjeç ka ndërruar jete në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
 
Të plagosur po ashtu kanë mbetur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, 2 të rinj 18-vjeçarë me iniciale M.B dhe M.T si dhe një 20 vjeçar me inicialet A.T, të tre banues në Dajç-Shkodër. Tre të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


 
Sauk, makina përplas për vdekje  policin, ecte në trotuar 
Një efektiv policie u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa ecte në trotuar. Aksidenti tragjik që i mori jetën policit të komisariatit numër 1 në ditën e parë të vitit të ri 2016, ndodhi këtë mëngjes në zonën e Saukut në Tiranë.

Nazif Cera ishte duke ecur në trotuar pranë rrethrrotullimit të Saukut, kur një automjet Benz me drejtuese një vajzë, e përplasi duke e lënë të vdekur.



Makina sapo ka dalë nga rrethrrotullimi dhe në kthesë për tu futur në rrugën që të çon për në Sauk ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.

Policia ka ndaluar drejtuesen e automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Fier, dy të vdekur në aksident rrugor, humbin jetën të sapofejuarit
Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një çifti të ri në prag të ndërrimit të viteve në Vajkan të Fierit.
 
Elton Pirraj dhe Suela Bakiaj të cilët ishin fejuar para dy javësh po udhëtonin me një automjet Tip Audi A6 në autostradën Lushnje-Fier, por si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 50 m në një tokë bujqësore.
 
Përplasja ka rezultuar fatale për 33-vjeçarin i cili drejtonte automjetin dhe të fejuarën e tij 27-vjeçare Suela Bakiaj.