Përgjimet për Ndrangheta-n, ambasadori italian: Gjyqtarët të punojnë të pavarur, u përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët! Polemikat pengojnë të vërtetën

Ambasadori italian Fabrizio Bucci shpreh mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetime të pavarura në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës. Bucci i bën apel klasës politike që të lënë gjyqtarët të kryejnë punën e tyre, pasi u përket vetëm atyre të dallojnë faktet nga fjalët.  

"Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë", shkruan Bucci.

Më herët SPAK tha se gjatë ditës së sotme do u dërgonte letërporosi autoriteteve italiane në lidhje me hetimet dhe përgjimet e bëra ndaj grupit mafioz 'Ndrangheta' nëse ka prova konkrete të lidhjes së tyre me zyrtarë e politikanë shqiptarë.

Këto përgjime të zbardhura janë përdorur nga opozita shqiptare për akuza të reja politike se qeveria ka lidhje të ngushta me mafien, ndërsa numri dy i PS, Taulant Balla tha se në fakt ato që janë përmendur me emër nga përgjimet janë në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime është edhe shqiptari, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie, ndërsa në disa nga përgjimet e zbardhura nga dosja që Report Tv ka siguruar përmendet edhe Presidenti i Shqipërisë, edhe pse jo me emër, dhe këshilltari i tij, Ilir Kulla, gjatë bisedave të 'Princit' të Ndranghetas, Antonio Gallo me ish-zyrtarin e Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 26/01/2021 03:56

    Ambasadori ia fut kot. Po kot fare ama. Nuk kemi nevoje as per keshilla as mendje. As hetim e gjyqe. Karlo e ka sqaruar kete pune ne artikullin e tij. Me shume se kaq????

    Përgjigju
  • Populli: 26/01/2021 01:30

    Po te japin vendime te panvarura i bjen me fut ne burg veten e tyre dhe te gjithe politikanet.. hahhahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!